Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Temperaturat e larta: Ekipe mjekësore në sheshet e Prishtinës, qytetarët shprehen të kënaqur

Lajme 01/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunë e Prishtinës ka angazhuar ekipe mjekësore që të ofrojnë shërbime në sheshet e kryeqytetit.

Një ekip shëndetësore të martën ishte vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti”, e që ofronte shërbime në rast nevoje për qytetarët për shkak të temperaturave të larta. Numri i të interesuarave ishte i madh, raporton Ekonomia Online.

Doktoresha e Mjekësisë Familjare në “Breg të Diellit”, Aneshe Zejni, tregoi për shërbimet që i ofrojnë.

“Bëjmë matjen e tensionit arterial dhe u tregojmë qytetarëve se si të mbrohen prej temperaturave të larta”.

“Më të rrezikuarit janë personat që janë të moshës më të vjetër, personat me sëmundje kronike dhe zakonisht japim këshilla”, u shpreh ajo, teksa apeloi te qytetarët që t’i reduktojnë lëvizjet në temperatura të larta.

“Që nga mëngjesi kur keni filluar, deri më tash kemi 7 qytetarë që bëjnë matje të tensionit”, tha ajo.

Të kënaqur me këto shërbime u shprehen edhe qytetarët. Ata kërkuan që të njëjtat shërbime të jenë më të shpeshta.

“Janë të mirëseardhura, kish me qenë mirë me qenë në mënyrë permanente e jo kohë pas kohe për arsye se qytetarët disa kanë kohë e disa nuk kanë mundësi”, u shpreh Rrahim Kongjeli.

E një mërgimtar, u shpreh falënderues për këto shërbime,

“Është hera e parë që kam pasur këtë rast dhe është e mirëseardhur dhe ne mërgimtarët është mirë, për shkak të temperaturave”, tha një mërgimtar./EO/

 

Artikulli paraprakSteriliteti në çift: Oligospermia
Artikulli i rradhës Sindroma e shokut toksik

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.