Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Heta për murtajën e derrave: Humbjet ekonomike mund të jenë shumë të mëdha

Lajme 01/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtori i Shëndetit dhe Mirëqenies së Kafshëve në AUV, Sadik Heta, ka deklaruar për Ekonomia Online se kanë arritur që ta parandalojnë përhapjen e mëtejme të sëmundjes murtaja afrikane e derrit, pasi rasti i parë në Kosovë u konfirmua më 17 korrik në një fermë derrash në komunën e Kllokotit.

Ndonëse kjo sëmundje transmetohet nga kontakti kafshë me kafshë, Heta thotë se ka raste kur mund të transmetohet edhe nga produktet e kafshëve. Ai thotë se fillimisht është izoluar ferma, e më pastaj pas marrjes së rezultateve, është bërë asgjësimi i derrave dhe produkteve të tyre.

“Me të marrë njoftimin, ne si autoritet qendror kemi marrë masat tona, kemi shkuar në fermën e dyshuar, kemi bërë izolimin e asaj ferme, kemi marrë mostrat e derrave të ngordhur dhe e kemi sjellë në laboratorin e ushqimit dhe veterinarisë për analiza të mëtejme.

Pra me të sjellë në laborator, të dielën ka dalë me konfirmime që në këtë fermë ekziston virusi mortaja afrikane e derrit. Ne si agjencion e kemi bërë asgjësimin e të gjitha kafshëve në fermë, produkteve të tyre dhe dezinfektimin e komplet fermës dhe oborrit përreth”, thotë Heta, teksa sugjeron që të kufizohet edhe lëvizja e njerëzve tek vendet e dyshuara.

“Ajo çka mund të jetë rreziku në këto raste është transmetimi i sëmundjeve nëpërmjet lëvizjes së njerëzve apo edhe produkteve të ndryshme. Nënkupton që lëvizja e njerëzve, pra sëmundja mund të bartet edhe nëpërmjet njerëzve, këpucëve, rrobave e gjërave tjera.

Pra është sëmundje që transmetohet direkt nga kontakti kafshë me kafshë, mirëpo në shumicën e rasteve, transmetohet nga produktet e kafshëve, nga gjësendet e ndryshme…”, u shpreh ai.

Teksa ka folur për këtë sëmundje, Heta shprehet i bindur se nuk ka rrezik të bartjes tek njeriu. Thotë se mund të ketë vetëm dëme ekonomike.

“Dua ta potencoj në fund, kjo sëmundje nuk ka karakter zonatik pra nuk bartet nga kafsha tek njeriu, ka karakter ekonomik.

Pra humbjet mund të jenë shumë të mëdha nga ngordhja ose përhapja e kësaj sëmundjeje.

Ju sugjeroj të gjithëve që mos të frikësohen nga kjo sëmundje, për arsye se nuk ka rrezik të bartet nga kafsha tek njeriu, mirëpo humbjet ekonomike mund të jenë shumë të mëdha”, u shpreh ai./EO/

Artikulli paraprakSindroma e shokut toksik
Artikulli i rradhës Faik Hoti e lë Ministrinë e Shëndetësisë pas 14 vjetësh, i bashkohet IKSHPK-së

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.