Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Krejt çka dihet deri më tani për rastin e mbrëmshëm në qendër të Prishtinës

Lajme 05/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mosmarrëveshja në lokalin “Bon Vivant” në qendër të kryeqytetit, përfundoi me përdorim armësh.

Për pasojë, K.R u vra, 6 të tjerë u plagosën, e më tepër se 10 u lënduan për çka morën ndihmë mjekësore.

Të tjerët janë jashtë rrezikut për jetë, megjithatë disa do të vazhdojnë trajtimin në spitale.

Një numër i madh i klientëve, pësuan lëndime nga xhamat e thyer, derisa para kamerës nuk pranuan të deklarohen.

Dyshohet se konflikti nisi mes dy grupeve, që janë të përfshirë në raste të tilla edhe më parë. Madje një nga ta, raportohet të jetë në kërkim nga FBI.

Në rastin e natës së 4 gushtit, FSK konfirmoi që është përfshirë edhe një pjesëtar i tyre.

Derisa Policia informon se 4 të dyshuar janë të hospitalizuar, në prokurori konfirmojnë se një tjetër është në arrati.

“Prokurori i rastit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke punuar në drejtim të identifikimit të​personave të implikuar në këtë rast me qëllim të zbardhjes së plotë të ngjarjes, është marr Aktvendim mbi ndalim ndaj disa personave…Ajo që është më rëndësi të ceket se një person gjindet në arrati, ndërsa është konstatuar se gjithë të dyshuarit kanë të kaluar kriminale”,  thuhet në përgjigjen e këtij institucioni.

Kafiteria ku ndodhi incidenti, të shtunën qëndroi e mbyllur dhe nga aty nuk u deklarua askush për rastin, gjersa shenjat e krimit janë të dukshme gjerë në trotuare./klankosova.tv

Artikulli paraprakVeturat me targa të huaja i bllokojnë trotuaret brenda QKUK-së
Artikulli i rradhës Moti për nesër

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.