Shërbimet të cilat qytetarët i merrnin jashtë vendin, tashmë kanë filluar t’i marrin në QKUK. Për 4 ditë në Klinikën e Kardiologjisë u trajtuan 14 raste të pacientëve me çrregullime të ritmit të zemrës.
Në njofimin nga Ministria e Shëndetësisë këto shërbime vijnë si rezultat i përmbushjes së objektivës së MSh-së për shtimin e shërbimeve të reja dhe shfrytëzimin e ekspertizës nga profesionistë që veprojnë në sistemet më të avancuara shëndetësore, shkruan Gazeta Shneta.
Kjo ndikon edhe në ngritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët tanë.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se në Klinikën e Kardiologjisë, njësinë e elektrostimulimit dhe elektrofiziologjisë, brenda katër (4) ditëve, janë trajtuar 14 raste të pacientëve me çrregullime të ritmit kardiak. Metoda me ablacion me radiofrekuencë është realizuar me sistem modern të navigacionit 3D, si një mënyrë më e sigurtë dhe efikase në këto raste. Kjo është bërë e mundur falë punës së ekspertëve të elektrofiziologjisë të këtij shërbimi në bashkëpunim me ekspertët elektrofiziolog nga Bullgaria, Prof. Vassil Traykov dhe kryemjeku Dr.Valon Spahiu i cili vepron në Heilbronn, Gjermani.
Postimi i plotë:
/Gazeta Shneta/




