Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vitia: Bosht i prioritetit në shëndetësi do të jetë shëndeti i nënës dhe fëmijës, shërbime të reja dhe investime infrastrukturore në Gjinekologji

Lajme 09/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

 

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, bashkë me drejtorin e ShSKUK-së, Elvir Azizi, vizituan Klinikën e Gjinekologjisë ku u pritën nga drejtori i kësaj klinike, dr. Zef Ndrejaj dhe stafi i profesionistëve shëndetësor.

Vitia tha se bosht i prioritetit në shëndetësi do të jetë shëndeti i nënës dhe fëmijës.

“Në këtë drejtim, pas ndërtimit të Klinikes së Pediatrisë, është parë si i domosdoshëm intervenimi në Klinikën e Gjinekologjisë ku marrin shërbime dhe sjellin në jetë shumë foshnje gratë dhe vajzat tona. Ato meritojnë kushte të dinjitetshme dhe për këtë arsye që nga fillimi Klinika e Gjinekologjisë është prioritet i investimeve.

Tutje Vitia njoftoi të pranishmit se do të fillojnë investimet në infrastrukturë dhe në përmirësimin e kushteve për pacientet në Klinikën e Gjinekologjisë.

Gjithashtu, edhe sa i përket Fekondimit të Asistuar Mjekësor (FAM), ai i njoftoi se procedurat janë në finalizim në mënyrë që ky shërbim të ofrohet deri në fund të vitit. Ndërsa, veçoi edhe projektin e “Mjekësisë Fetale”.

“Ju përgëzoj për punën e jashtëzakonshme që është bërë në këto kushte. Tani e tutje, me trajnimet, donacionet dhe investimet që do t’i bëjmë edhe ne si MSh por edhe ShSKUK, njësia e Mjekësisë Fetale si pjesë shumë e rëndësishme për shëndetin e nënës dhe fëmijës do te jetë në një stad tjetër. Kjo do të ndikoj dukshëm në detektimin e hershëm të patologjive të ndryshme te foshnjat gjatë periudhës së shtatzënisë së nënës”, tha ministri.

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Dr. Zef Ndrejaj e informoi ministrin Vitia se në Klinikën e Gjinekologjisë, kanë arritur dy (2) pajisje mjekësore, ultratinguj në vlerë të rreth 150 mijë euro, donacion nga “Fondi për Mjekësi Fetale” me seli në Londër.

Ministri i falënderoi për këtë investim si dhe për gatishmërinë që në të ardhmen të financojnë edhe rregullimin e infrastrukturës në pjesën ku do të themelohet njësia e “Mjekësisë Fetale”.

Ky program u bë i mundur pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit me Zyrën Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë dhe Fondacionin për “Programin e Mjekësisë Fetale për periudhën 2022 – 2025”.

Përgjatë kësaj kohe janë zhvilluar trajnimet praktike në baza ditore në kuadër të programit njëvjeçar në Obstetrikë – Ekografi dhe Mjekësi Fetale si subspecializim apo profil i ngushtë. Respektivisht, janë organizuar trajnimet për rastet kur një grua ose foshnja e pa lindur mund të kërkojë kujdes të specializuar për të arritur rezultate më të mira për shëndetin e nënës dhe fëmijës./Bota Sot/

 

 

 

Artikulli paraprakParashikimi i motit për sot
Artikulli i rradhës Aroma e vajit të mentes mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve pas operacionit në zemër

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.