Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Farmacistët: Po rrezikohet ekzistenca e disa barnatoreve dhe furnizimi me barna për shkak të Ligjit për Çmimin e Produkteve Medicinale

Lajme 11/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qarkullues të licencuar farmaceutikë kanë ngritur shqetësime se po rrezikohet ekzistenca e disa prej subjekteve farmaceutike, e po ashtu edhe furnizimi me disa barna, për shkak të Ligjit për Çmimin e Produkteve Medicinale.

Sipas tyre, marzha e caktuar e fitimit është e ulët, për çka edhe s’mund t’i mbulojë të gjitha shpenzimet që kanë. Por hyrjen në fuqi të këtij ligji e kanë mirëpritur qytetarët, ndonëse kanë pasur ankesa për çmimet e larta të barnave

Hyrja në fuqi e Ligjit për Çmimin e Produkteve Medicinale rrezikon mbylljen e disa depove farmaceutike në Kosovë, e mungesën e disa prej produkteve medicinale, nga të cilat fitimi nuk është i madh.

Kjo pasi marzha e fitimit e cila është caktuar me këtë ligj, po vlerësohet se s’do të mund t’i mbulojë të gjitha shpenzimet e qarkulluesve të licencuar farmaceutikë, raporton RTKlive.

Sipas kryetarit të Shoqatës së distributorëve farmaceutikë, Milaim Abdullahu marzha e fitimit është më e ulët se nështetet tjera, çka edhe sipas tij, rrezikon funksionimin e disa subjekteve. Pavarësisht miratimit të ligjit, qytetarët vazhdojnë të ankohen për çmimet e larta të barnave.

Megjithatë, pritjet janë që përmes këtij ligji të shmangen çmimet e ndryshme për produkte të njëjta medicinale. Ndërsa, gjobat për ata që veprojnë në kundërshtim me këtë ligj, shkojnë deri në 10 mijë euro./Rtk/

Artikulli paraprakParashikimi i motit për sot
Artikulli i rradhës 4 arsye për të kërkuar kujdes urgjent për simptomat e shikimit

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.