Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vitia për dorëheqjen e ish-drejtorit të Auditimit të ShSKUK-së: Kurti i ka ofruar siguri, s’deshi të kthehet

Lajme 11/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia njoftoi se ish-drejtori i auditimit të ShSKUK-së Musa Vitija, ka dhënë dorëheqje edhe pasi kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka ofruar siguri që të mos e bëjë një gjë të tillë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një deklarim për medie, tha se ish-drejtori i auditimit të ShSKUK-së, Musa Vitija, ka qëndruar për një kohë të gjatë në Gjermani, pasi i ishin djegur dy vetura në oborrin e QKUK-së.

Sipas tij, edhe pse vetë kryeministri Albin Kurti i ka garantuar siguri që të kthehet dhe të punojë në Kosovë, i njëjti përsëri ka dhënë dorëheqje, raporton EO.

“Kryesuesi i auditimit i cili iu ka djegur dy veturat disa herë në si qeveri kemi shprehur se qëndrojmë prapa tij dhe ai për një kohë relativisht të gjatë ka qëndruar më Gjermani. Në disa kontakte që ka pasur edhe me administratën dhe drejtorin në ShSKUK është pritur që të kthehet. Mirëpo, para një kohe, ai ka deklaruar se do të japë dorëheqje dhe nuk do të kthehet, nuk i ka paraqitur shkaqet pse nuk po kthehet, mirëpo natyrisht sigurisht kanë të bëjnë edhe me sigurinë, në të cilën, ne nga fillimi ne i kemi thënë se do t’ia ofrojmë dhe nga fillimi i kemi thënë se do t’i qëndrojmë mbrapa në punën e tij të palodhshme për gjetjen e çdo problematike, keqpërdorimi siç ka bërë edhe më herët në QKUK”.

“Unë nga ajo çka kam parë dhe biseduar me administratën me drejtorin e ShSKUK, të gjithë kemi qenë, duke përfshirë edhe MSH dhe kryeministrin, ne kemi qenë në gjendje që në momentin që kthehet t’i ofrojmë të gjithë sigurinë maksimale që i duhet jo vetëm atij, por secilit person të ndershëm që lufton fenomenet negative, keqmenaxhimin, keqpërdorimin në do të bëjmë maksimumin për t’ia ofruar sigurinë e nevojshme për të punuar”, tha ai.

Vitia tha se QKUK-ja pritet që të ndahet nga ShSKUK-ja me statusin e ri pas afatit njëmujor që është i paraparë me dokumente./EO

Artikulli paraprakArrestohet 23-vjeçarja nga Suhareka: Dërgoi nënën për kontroll mjekësore, kapi mjeken për fyti
Artikulli i rradhës Tërmet në Serbi

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.