Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Punë e rëndë në Ortopedi – Jashanica: Infermierët po largohen, kryejmë 15 operacione në ditë

Lajme 12/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtori i Klinikës së Ortopedisë, në QKUK Gani Jashanica i tha Ekonomia Online se nuk kanë mungesë të mjekëve. Edhe pse falë konkursit të fundit janë angazhuar edhe shtatë infermierë, ai tha se po e kanë problem largimin e tyre për shkak të punës së rëndë në këtë Klinikë, siç e quan ai.

Jashanica sqaron pacientët që trajtojnë në shumicë e rasteve janë të palëvizshëm e kërkojnë kujdes të vazhdueshëm. Infermierët tha ai ose po kërkojnë punë më të lehtë brenda Klinikës ose largohet tërësish.

“Mungesë të mjekëve nuk ka, ka pasur mungesë të motrave, mirëpo fal konkursit të fundit jemi përkrahur me shtatë infermier të reja, e cila sa do kudo do ta zbusë situatën dhe kemi ikje shumë të madhe të stafit të mesëm tek në për arsye se puna në Ortopedi është punë e rëndë dhe trajtohet një nga punët me të rënda në QKUK, për arsye se pacientët tanë janë të pa lëvizshëm dhe kërkojnë tretman të përhershëm, jo diagnostit, jo operativ, jo post operativ”.

“Kështu që infermierët detyrohen të largohen, për shkak punës së madhe largohen, ose kërkojnë punë ma të lehët brenda Klinikës ose largohen”.

Jashanica pohoni se brenda një ditë arrijnë që të kryejnë 15 operacione, e trajtojnë deri në 100 pacientë në emergjencë, kurse deri në 250 pacientë në ambulanta specialistike, raporton EO.

“Në Ortopedi është një numër mjaftë i madh, në ambulantat specialistike trajtohen diku 150 deri 200 pacientë, kurse në emergjencë përafërsisht 100 pacient çdo ditë. Kurse në sallat operative përafërsisht 10 deri 15 operacione kryhen brenda ditës”.

Kushtet e punës ai i quan solide, por që pret të dalin në objekt të ri që siç, thotë do të jetë gati shpejt. Edhe për barnat thotë se e kanë gjetur mënyrë që të tejkalojnë mungesat.

“Kushtet mund të them që janë solide për arsye se kemi filluar me salla te reja edhe përkundër problemeve që kanë dalë me klimatizim e me nxmeje. Mirëpo falë menaxhmentit të ri këto probleme janë larguar dhe mendojmë që brenda dy muajve të kalojmë tërësisht në Klinikën e re dhe atje ti kemi kushte optimale për punë. Ndërsa sa i përket barnave ka pjesërisht barna, kemi raste kur kemi mungesë të barnave mirëpo kemi gjetur mënyrën se si t’i tejkalojmë këto”/EO

Artikulli paraprakEkspertët sugjerojnë këtë moshë për bebin tuaj që të filloj të konsumojë ujin
Artikulli i rradhës Haxhiu fton prokurorinë për ta hetuar mënyrën se si u pranuan infermierët në QKUK

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm në Pejë apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.