Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Infektologu Ramadani tregon shenjat klinike që shfaqen nga meningjiti

Lajme 16/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se numri i rasteve të raportuara me Sindromën meningjeale ka shënuar rritje gjatë periudhës korrik-gusht në Kosovë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Infektologu, Hamdi Ramadani, në emisionin “Ditari”, shpjegoi se këtij virusi mund t’i referohen edhe si “kallje trunore”, derisa tregoi shenjat klinike që mund të shfaqen gradualisht, përcjell teve1.info.

“Meningjiti në aspektin mjekësor paraqet një pezmatim ose infeksion të cipave trunore, kurse në gjuhën popullore kjo quhet “kallje trunore”.

Shenjat klinike janë të ngjashme me një grip që ne e quajmë “grip veror”. Pra, ekziston një simptomologji me temperaturë të lartë, shfaqet dhimbje e kokës në pjesën ballore, pastaj shfaqen të vjella dhe më vonë kur paraqitet simptomi që quhet “Meningjaro”, shtrëngohet pak qafa, fillon të ketë pengesa edhe në pamje.

Këtë situatë mund ta quajmë edhe alarmante, prandaj të sëmurit duhet të shkojnë menjëherë në spitalin më të afërt”, deklaroi Ramadani në Tëvë1.

Më tej, Ramadani tregoi disa mënyra se si mund të shpërndahet ky virus i quajtur “Meningjit”.

“Kjo sëmundje është një lloj virusi i cili gjendet në personat e infektuar dhe ky virus bartet qoftë më ujë, qoftë më kontakt me shoqëri, me familje, apo me këdo qoftë tjetër”.

Meningjiti është një lloj sëmundje që vepron me anë të baktereve dhe prek membranat që rrethojnë trurin dhe shtyllën kurrizore./teve1.info/.

Artikulli paraprakHipertensioni në shtatzëni paraqet rreziqe të matshme për foshnjat, zbulon studimi i ri
Artikulli i rradhës OBSH e shqetësuar për sëmundjet që mund të shkaktohen prej mushkonjave

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.