Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Bordi Drejtues i SHSKUK-së kërkon të merren masa ligjore për vdekjen e pacientit nga zjarri në Psikiatri

Lajme 24/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Bordi Drejtues i Sherbimit Spitalor Klinik Universitar te Kosoves ka mbajtur nje mbledhje te jashtezakonshme me kerkese te ministrit Arben Vitia, pas vdekjes se pacientit nga zjarri ne emergjencen e Psikiatrise.

Bordi Drejtues i SHSKUK-së në këtë mbledhje ka diskutuar për vdekjen e pacientit nga zjarri në dhomën e izoluar në shërbimin emergjent të Klinikës së Psikiatrisë, transmeton Gazeta Shneta.

Sipas njoftimit, Bordi ka kërkuar nga drejtori i SHSKUK-së që të bëj vlerësimin e gjendjes dhe të marr masa ligjore ndaj personave përgjegjës.

“Pas diskutimeve, Bordi Drejtues ka kërkuar nga drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, konform përgjegjësive dhe autorizimeve ligjore të bëjë vlerësim të gjendjes dhe bazuar në kompetencat e tij të ndërmarrë veprimet ligjore ndaj personave përgjegjës. Po ashtu, do të ndërmerren  veprime të tjera ligjore, me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Mbrëmë pasmesnatës ka vdekur një pacientë nga zjarri në njërën nga dhomat e izoluara në shërbimin emergjent të Psikiatrisë në QKUK.

Flakët kishin përfshirë dyshekun dhe batanijen në dhomë çka pësoi me humbjen e jetës së pacientit. Dyshimet e para janë se vet pacienti mund të ketë shkaktuar zjarrin me shkrepsë, porse nuk dihet se si pacienti kishte shkrepsën me vete në dhomën e izolimit pasi rastet e ngjashme kontrollohen para se të futen në izolim.

Trupi i pajetë mbrëmë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe rasti po hetohet nga Policia e Kosovës. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakRritja e rasteve me Covid-19, infektologët tregojnë nëse pritet përkeqësim i situatës
Artikulli i rradhës PRAK-u për dy vdekjet e pacientëve në institucionet shëndetësore: Reforma e shumëpritur nuk po ndodh

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.