Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

 Përmirësohet situata me rezervat e gjakut, mund të trajtohen të gjitha operacionet që janë të planifikuara

Lajme 29/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendra Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, ka arritur ta stabilizojë gjendjen me rezerva të gjakut, pasi kohë më parë u paralajmërua mungesë e madhe.

Se gjendja në këtë institucion është e mirë, e tha Safete Maliqi-Qorrmemeti, kryeudhëheqëse e departamentit për dhurim të gjakut në QKKTGj, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka deklaruar për Ekonomia Online se është rritur edhe shkalla e ndërgjegjësimit të vullnetarëve, për të cilën i falënderon.

Ajo ka treguar për grupet që kanë pasur mungesë por që thotë se falë njerëzve vullnetmirë, kanë arritur ta rregullojnë gjendjen me gjak.

“Për momentin janë përmirësuar rezervat e gjakut, kishim kohët e fundit një mungesë të disa grupeve të caktuara mirëpo kemi arrit me angazhim të përgjithshëm me stabilizuar gjendjen. Tani për momentin kemi rezerva jo te mjaftueshme, po vazhdojmë të krijojmë rezerve për t’i trajtuar pacientët me gjak dhe produkte të gjakut. Është normale grupet RH negative janë më pak edhe në popullatë, mirëpo tani kemi krijua rezerva të mjaftueshme, ka qenë mungesë e gjakut 0 negativ dhe B negativ, mirëpo tani kemi krijuar rezerva dhe nuk kanë nevojë të shqetësohen pacientet, mund të trajtohen të gjitha operacionet që janë të planifikuara”, thotë ajo për EO.

Ajo shtoi se kërkesat më të mëdha të gjakut janë në Kirurgji, Gjinekologji, Hematologji, Dializa e njësi tjera.

Ajo po ashtu theksoi se, shkallë e rritjes së dhuruesve vullnetar të gjakut dëshmon për një shkallë të lartë ndërgjegjësimi të popullatës.

“Numri i dhuruesve kohëve të fundit është rritur mirëpo përkundër rritjes së numri është shtuar edhe numri i rasteve të cilat kanë nevojë për gjak dhe kërkuesit më të mëdhenj të gjakut janë rastet në Kirurgji, Gjinekologji, Hematollogji, sëmundjet e gjakut dializë e të tjera. Kjo shkallë e rritjes së dhuruesve vullnetar të gjakut dëshmon për një shkallë të lartë ndërgjegjësimi të popullatës dhe përgjegjësisë dhe shifrat e larta të dhurimit të gjakut tregojnë për nivelin e dhurimit vullnetar për ti krijuar rezervat e mjaftueshëm në nivel kombëtar”, u shpreh ajo.

Ajo tha se janë duke vazhduar edhe një aksion me FSK-në për dhurim të gjakut, teksa bëri thirrje qytetarëve të dhurojnë gjak.

“Është një sfidë e theksuar për të siguruar doza të gjakut mjaftueshëm për të  pasur rezerva mirëpo në bashkëpunim me strukturat shëndetësore, me organizatat e ndryshme shtetërore, private me qytetarët kemi arritur me ndihmën e medieve me bë promovimin e dhurimit të gjakut dhe me shpreh një apel tekë qytetarët për tu paraqit për të dhuruar gjak këtë kohë verë kur kemi pasur mungesë të disa grupeve. Është duke u përmirësuar gjendja, tani jemi duke vazhduar aksionet e dhurimit të gjakut në FSK-në prej 21 gusht dhe vazhdojmë deri me 18 shtator. Gjatë këtyre aksioneve kemi numër të konsiderueshëm të cilët pjesëtarët e FSK-së i përgjigjen dhurimit në mënyrë pozitive”, tha ajo./EO/

 

Artikulli paraprakParashikimi i motit për sot
Artikulli i rradhës Vërtetohet shkencërisht se e qeshura zgjat jetën

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.