Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Inspektorati mbylli përkohësisht ordinancën private të ortopedit Delijaj pas arrestimit nga Policia

Lajme 06/09/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mjeku ortoped në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Sami Delijaj, ditën e hënë u arrestua nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Marrje ryshfeti’ dhe i njëjti me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë, raporton Gazeta Sinjali.

Gjatë bastisjes në tri lokacione, janë gjetur dhe sekuestruar qindra euro para të gatshme, disa pajisje mjekësore dhe një telefon.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se në njërin lokacion kanë marrë pjesë edhe Administrata Tatimore e Kosovës dhe Inspektorati i Shëndetësisë, me ç’rast është marrë vendim që të mbyllet përkohësisht biznesi i Delijajt.

Ortopedi Delijaj është arrestuar nën dyshimet se ka kërkuar para nga familjari i një pacienti, i cili po trajtohej në Klinikën e Ortopedisë në QKUK.

Pas arrestimit të Delijajt, Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës ka paralajmëruar ndërmarrjen e masave lidhur me rastin.

“Drejtoria e ShSKUK-së është duke e përcjellë me vëmendje këtë situatë dhe do të ndërmarr të gjitha veprimet ligjore. Shkelësit e ligjit nuk kanë vend në institucionet publike shëndetësore”, njoftoi ShSKUK-ja.

Delijaj në vitin 2018 i ishte bashkuar partisë NISMA Socialdemokrate.

Kjo është bërë e ditur nga një postim në Facebook, i shpërndarë nga partia me 5 tetor 2018, që tregonte se kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi dhe ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, njëherësh kryetar i degës së NISMA Socialdemokrate në Prishtinë, Skender Reçica, kishin pritur në takim ortopedin Sami Delijaj.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Artikulli paraprakU shpërtheu bombola e gazit në banesë, kjo është gjendja e burrit dhe gruas
Artikulli i rradhës ShOIK-ja: Ulja e koeficentit për instrumentarët është e padrejtë dhe e paligjshme

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.