Punëtorët e QMF-ve kanë paralajmëruar protesta dhe greva duke filluar nga java tjetër.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, përmes një postimi në facebook ka treguar se punëtorët teknikë të QMF-ve kërkojnë rritje pagash, shkruan Gazeta Shneta.
Ai ka bërë të ditur se pas një mbledhje me stafin Teknik të QMF-ve kanë paralajmëruar protesta greva si dhe lëshim të vendeve të punës nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre.
Në takimin e mbajtur sotë me punëtor teknik të QMF në Prishtinë ,u mor vendim që për 300 eu pagë bruto nuk punojmë ,dhe nga java e ardhshme fillohet me protesta dhe greva ,deri te lëshimi kolektiv i vendeve të punës,- bën të ditur Azemi./Gazeta Shneta/




