Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vitia u shton nga 250 Euro në pagë inspektorëve por ka një paralajmërim për ta

Lajme 08/09/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka vizituar sot Inspektoratin Shëndetësor dhe Inspektoratin Farmaceutik, dy këto institucione vartëse të MSh-së.

Vitia me këtë rast ka njoftuar inspektorët se është marr vendim që t’iu ndahen nga 250 Euro shtesë në paga për të gjithë inspektorët, por i ka paralajmëruar se nuk do të ketë tolerancë në rastet kur shkelet ligji dhe nuk merren masa për të gjithë njësoj, shkruan Gazeta Shneta.

“Me rritjen e numrit të inspektorëve dhe të shtesave në pagë, si dhe me plotësimin e kushteve të punës, presim angazhim maksimal në zbatimin e ligjit për të gjithë njëjtë”, ka deklaruar Vitia.

Komunikata e plotë nga MSh:

250 euro shtesa për inspektorët, shtohen 33 pozita të reja, Ministri Vitia: Zero tolerancë në rastet kur ka shkelje dhe drejtësi selektive

Sot, Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia vizitoi stafin e Inspektoratit Shëndetësor dhe Inspektoratin Farmaceutik.

Gjatë këtij takimi, Ministri Vitia i njoftoi të pranishmit se kërkesat të cilat janë parashtruar nga ky institucion me qëllim të rritjes së performancës, tashmë janë realizuar.

“Duke e pasur parasysh rëndësinë vitale të punës së Inspektoratit, me prioritet kam trajtuar të gjitha kërkesat të cilat do të ndikojnë në performancën e këtij institucioni për mbrojtjen e shëndetit publik. Nga muaji shtator, të gjithë inspektorët do të marrin shtesa prej 250 eurove. Këto shtesa do të jenë në vazhdimësi. Po ashtu, në fazën finale është procesi i rekrutimit të tridhjetë e tre (33) inspektorëve, prej të cilëve 25 në Inspektoratin Shëndetësor, ndërsa tetë (8) në Inspektoratin Farmaceutik. Planifikimet janë që të krijohen 42 pozita të reja, të cilat do të rrisin dinamikën e punës dhe cilësinë e performancës”, tha Ministri Vitia gjatë këtij takimi.

Ministri kërkoi angazhim të shtuar, ndërsa tha se nuk do të ketë tolerancë në rastet kur ekziston dyshimi për drejtësi selektive.

“Me rritjen e numrit të inspektorëve dhe të shtesave në pagë, si dhe me plotësimin e kushteve të punës, presim angazhim maksimal në zbatimin e ligjit për të gjithë njëjtë”, tha ministri Vitia.

Në këtë takim, U.D e udhëheqëses së Inspektoratit Shëndetësor, znj. Nora Kursani – Demjaha dhe udhëheqësja e Inspektoratit Farmaceutik, znj. Remzije Thaçi, raportuan për inspektimet e realizuara.

Ministri u njoftua se gjatë këtij viti janë realizuar 635 inspektime, prej të cilave 115 gjatë muajit të kaluar nga Inspektorati Farmaceutik.

Artikulli paraprakIlaçi i sklerozës multiple mund të përdoret për trajtimin e Alzheimerit
Artikulli i rradhës Studim: Pajisja e re për gjurmimin e syve mund të diagnostikojë autizmin në 30 minuta

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.