QKMF-ja në Prishtinë ka filluar aktivitetin për promovimin e gjidhënies, ku mjeku familjar dhe infermieret familjare këshilluan prindërit (nënat) për rëndësinë e gjidhënies.
Sipas njoftimit ky aktivitet ka për qëllim nxitjen dhe inkurajimin për ushqyrjen me gji të fëmijëve. Pasi për rritje dhe zhvillim më të shëndetshëm të foshnjës, si dhe shëndet më të mirë të nënës, foshnjat duhet të ushqehen ekskluzivisht vetëm më qumësht gjiri në gjashtë mujorin e parë të jetës, shkruan Gazeta Shneta.
Gjatë aktivitetit janë këshilluar nënat e reja, për teknikat e gjidhënies si dhe janë shpërndarë broshura edukativo shëndetësore.
Kjo u bë e ditur nga faqja zyrtare e QKMF-së përmes një postimi në facebook.
Postimi i plotë:
QKMF në Prishtinë është institucioni publik i Kujdesit Parësor Shëndetësor ku qëllim kryesor ka promovimin, ruajtjen dhe përmisimin e shëndetit të popullatës.Sot në njesinë e vaksinimit filloi aktiviteti për promovimin e gjidhënies, ku mjeku familjar dhe infermieret familjare këshilluan prindërit (nënat) për rëndësinë e gjidhënies.Qëllimi është nxitja dhe inkurajimi për ushqyerjen me gji të foshnjave.Për rritje dhe zhvillim më të shëndetshëm të foshnjës, si dhe shëndet më të mirë të nënës, foshnjat duhet të ushqehen ekskluzivisht vetëm më qumësht gjiri në gjashtë mujorin e parë të jetës, pastaj duhet të ushqehen me gji dhe ushqime shtesë pas 6 muajve.Të ushqyerit me qumësht gjiri është:-Ushqim i përsosur,-Lehtë i tretshëm,-Mbron nga infeksionet,-Ndihmon në zhvillim dhe lidhjen emocionale,-Mbron shëndetin e nënës etj.Gjatë aktivitetit janë këshilluar nënat e reja, për teknikat e gjidhënies si dhe janë shpërndarë broshura edukativo shëndetësore.




