Para 6 muajsh, më datën 21.02.2023, ministri Vitia në një takim premtoi se do t’i realizonte kërkesat e punëtorve teknikë dhe fizikë.
E lidhur me këto kërkesa dhe këto premtime kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ia ka përkujtuar Ministrit të Shëndetësisë Arben Vitisë, kërkesat e punëtorëve teknik të sektorit privat të Kosovës, për përmirësimin e kushteve të punës,shkruan Gazeta Shneta.
Përmes një postimi në facebook kryetari Azemi thotë se ministri Vitia ka zgjedhur rrugën e heshtjes.
Ai poashtu ka treguar disa nga kërkesat që ka pasur stafi teknik si si rritja e pagave mujore minimumi 450euro. Pagesa e stazhit të punës, të mundësohet ushqimi falas këtyre punëtorëve në mensat e spitaleve etj.
Postimi i plotë:




