Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në çmimoren e UA-së së ri për trajtim jashtë vendit ka edhe diagnoza që trajtohen në QKUK

Lajme 20/09/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Udhëzimin Administrativ për Trajtimin e pacientëve Jashtë Institucioneve Publike, janë vendosur edhe sëmundje të cilat trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, i cili është edhe kryesues i Bordit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore para disa ditësh ka nënshkruar Udhëzimin e ri Administrativ për Trajtimin e pacientëve Jashtë Institucioneve Publike Shëndetësore. Bashkë me këtë udhëzim është përpiluar edhe lista e re e diagnozave dhe çmimorja e cila iu shërben mjekëve të Qendrës Klinike Universitare që të referojnë pacientë në institucione private në Kosovë ose jashtë, shkruan Gazeta Shneta.

Ministri Vitia kishte thënë se me këtë UA për herë të parë do të bëhet caktimi i çmimeve referente.

Por në këtë listë janë vendosur edhe diagnoza të cilat trajtohen në QKUK. Disa drejtorë klinikash i kanë thënë Gazetës se diagnozat e vendosura në këtë listë nuk janë të njëjtat me ato që i kanë dorëzuar më parë. Madje ata nuk janë fare në dijeni për ndryshimin e kësaj liste në UA.

Disa nga këto diagnoza sikurse “Diseksioni i Aneurizmës së Aortës”, “Aneurizmat e Arotes”, “Ruptura e Aneurizmës së Aortës”, punohen edhe në Qendrën Klinike Universitare.

Gazeta ka pyetur drejtorin e Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare Dr. Hajriz Rudari se cilat diagnoza i referojnë jashtë QKUK-së. Rudari ka treguar se shumica prej tyre i takojnë kirurgjisë

“Nga Klinika e Kirurgjisë Vaskulare jashtë institucioneve  publike shëndetësore referohen këto procedura: Aneurisma torako abdominal për rekonstruksion endovaskular (TEVAR, EVAR), Disekcioni i aortes torakoabdominale për rekonstruksion endovaskular (TEVAR, EVAR), Aneurisma jukstarenale dhe suprarenale e aortes për rekonstruksion endovaskular (TEVAR, EVAR), anomalitë (malformacionet arteriovenoze) për embolizim, tromboza e arterieve renale për (trombolizë dhe stentim) , implantimi profilaktik i filtrave në venen kava inferior dhe stenozat e arterieve karotide dhe të tjera në rastet kur kanë kunderindikacion për trajtim kirurgjik me metoda të hapura. Arsyet e referimit janë mungesa e kushteve teknike për realizimin e këtyre procedurave në QKUK”, ka deklaruar Rudari.

Ai ka theksuar se kjo listë e diagnozave është dërguar në Ministrinë e Shëndetësisë përmes kanaleve zyrtare.

“MSH ka kerkuar prej neve listen e diagnozave per trajtim jashte vendit. Kjo liste i eshte derguar MSH permes kanaleve zyrtare”, ka thënë ai.

Rudari ka shtuar se projekti për sallën e kirurgjisë endovaskulare është në realizim e sipër e cila do të mundësojë që një numër i këtyre diagnozave të punohen brenda klinikës.

Në listën e diagnozave janë vendosur nga Udhëzimi i vjetër i vitit 2017 edhe disa sëmundje të syve të cilat tanimë trajtohen në Qendrën Klinike Universitare. Madje për trajtimin e këtyre sëmundjeve ishte shpërblyer me një mirënjohje edhe vet drejtori i Klinikës Dr. Ardian Shabani. Kjo për faktin se në vitet e kaluara Oftalmologjia ka qenë një nga klinikat që ka referuar më së shumti pacientë jashtë QKUK-së.

Sipas një liste që ka siguruar Gazeta Shneta, diagnozat për të cilat referohen jashtë QKUK-së nga Klinika e Oftalmologjisë janë:  Brachioterapia/terapia invazive/diagnostikimi dhe trajtimi i tumoreve intrabulbar; Trajtimi Kirurgjik i Retinopatisë Premature; Glaukoma Kongjenitale/Implantimi i Valvules; Rekonstruksioni i segmentit të përparëm dhe keratoplastike; Ablacioni i retinës: tek fëmijet dhe rastet e komplikuara; Keratoplastika, DALK, DIMEK he DISEK; Ablacionet trakcionale, ruptura e retinës dhe ablacionet e vjetra; Protezat e syve; Implantimi i iridesë artificiale; Trajtimi i keratokonusit me Intra Corneal Ring dhe keratoplastike; Testet për diagniostikim të retionopatisë pigmentoze.

Disa prej diagnozave të cilat janë vendosur në shtojcën e UA-së së ri të nënshkruar nga ministri Vitia, nuk janë në listën të cilën i referon Oftalmologjia për trajtim jashtë QKUK-së. Një prej tyre është “Astigmatismus” për të cilën Fondi i Sigurimeve Shëndetësore do të paguaj 2700 Euro.

Nga Ministria e Shëndetësisë nuk kanë dhënë ndonjë sqarim pse janë vendosur këto diagnoza të cilat trajtohen në QKUK. Nga MSh për Gazetën Shneta e kanë përcjellë një përgjigje nga zv.drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore Bujar Kaçuri.

Ky i fundit ka thënë se lista e diagnozave dhe çmimorja mund të ndryshohet nga Bordi Ekzekutiv i Programit për Trajtim Jashtë Institucioneve Publike.

“Bordi Ekzekutiv ka kërkuar plotësim-ndryshim e listës se diagnozave nga klinikat përkatëse, të cilat kanë propozuar diagnozat dhe procedurat të cilat ata nuk mund t’i trajtojnë në klinikat e tyre dhe të njëjtat janë pjese e Udhëzimit Administrativ 03/2023 për TMJIShP”, ka deklaruar ai në këtë përgjigje të shkurtë.

Kujtojmë se ky UA ka qenë mjaft problematik në të kaluarën pasi është keqpërdorur për referimin e pacientëve në institucionet private edhe në rastet kur kanë mundur të trajtohen në QKUK.

Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar një raport para disa javësh për këtë Program dhe Fondin e Sigurimeve Shëndetësore. Në këtë raport janë evidentuar mjaft shumë parregullësi në procedimin e kërkesave të pacientëve dhe lëshimin e fletzotimeve. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakA mund të trajnohet sistemi imunitar i zorrëve për të mbrojtur kundër obezitetit, diabetit?
Artikulli i rradhës Vdes një fëmijë në QKUK

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.