Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Lirohen nga akuza 36 kardiologët e akuzuar në rastin “Stenta 2”

Lajme 20/09/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj 36 të akuzuarve në rastin e njohur si “Stenta 2”, lidhur me akuzat për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrje ryshfeti.

Aktgjykimi ndaj tyre, u shpall të mërkurën nga kryetarja e trupit gjykues, Suzana Çerkini, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas aktgjykimit, 36 të akuzuarit: Gani Bajraktari, Afërdita Selmanaj, Hamza Selmani, Ismajl Avdimetaj, Sali Shala, Nehat Rexhepaj, Agron Besimi, Petrit Ademaj, Bajram Mziu, Agron Leka, Driton Miftari, Besim Guda, Mirdi Strana, Shemsedin Shabollari, Fisnik Hima, Luan Pazhari, Galina Berisha, Bajram Preteni, Lulzim Kamberi, Faik Shatri, Ejup Pllana, Florim Sadiku, Halim Halili, Agim Krasniqi, Hajdin Çitaku, Edmond Haliti,  Besnik Koliqi, Afrim Poniku, Banush Gashi, Nebih Musliu, Dardan Koqinaj, Xhevdet Krasniqi, Lazër Prekpalaj, Rexhep Manaj, Kelmend Pallaska dhe Arlind Batalli, lirohen nga akuza pasi nuk është provuar se kanë kryer veprat penale që iu viheshin në barrë.

Sipas aktgjykimit, të akuzuarit Gani Bajraktari, Faik Shatri, Hamza Selmani, Banush Gashi, Fisnik Hima, Kelmend Pallaska, Hajdin Çitaku, Agim Krasniqi, Ejup Pllana, Edmond Haliti, Afrim Poniku, Nebih Musliu, Dardan Koqinaj, Arlind Batalli, Xhevdet Krasniqi, Lazër Prekpalaj dhe Rexhep Manaj konform nenit 363, par.1, pika 1.3, lirohen nga akuza për pikën 2 të aktakuzës, për shkak se nuk është provuar se kanë kryer veprën penale të përshkruar si në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të ndryshuar gjatë seancës së shqyrtimit gjyqësor të 16 gushtit 2023, me çka kishin për të kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje” nga neni 422, par.1 dhe 2, nënpar. 2.1 dhe 2.3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, në pikën 2, të akuzuarit Gani Bajraktari, Nehat Rexhepaj, Agim Krasniqi, Florim Sadiku, Lulzim Kamberi, Hamza Selmani, Halim Halili, Banush Gashi, Agron Leka, Agron Besimi, Hajdin Çitaku, Galina Berisha, Bajram Mziu, Driton Miftari, Besnik Koliqi, Mirdi Strana, Shemsedin Shabollari, Fisnik Hima, Kelmend Pallaska, Besim Guda, Bajram Preteni, Faik Shatri, Ismajl Avdimetaj, Petrit Ademaj, Afërdita Selmanaj, Sali Shala dhe Luan Pazhari, konform nenit 363, par.1, pika 1.3 të Kodit të Procedurës Penale, lirohen nga aktakuza për pikën 3 të aktakuzës, për shkak se nuk është provuar se kanë kryer veprat penale të përshkruara si në aktakuzën e PSRK-së, të ndryshuar gjatë seancës së shqyrtimit gjyqësor të 16 gushtit 2023.

Me këtë, kishin për të kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, par. 1 dhe 2, nënparagrafi 2.2 dhe 2.4 të Kodit Penal, si dhe veprën penale “Marrje ryshfeti”, e përshkruar në neni 428, par.2 dhe 3 i Kodit Penal.

Shpenzimet e procedurës penale bien në barrë të mjeteve buxhetore të kësaj gjykate, kurse të dëmtuarit udhëzohen që kërkesën e tyre pasurore-juridike ta realizojnë në kontest të rregullt civil.

Gjykatësja Çerkini tha se gjykata gjatë shqyrtimit gjyqësor ka administruar të gjitha provat personale dhe materiale të propozuara qoftë nga Prokuroria Speciale, nga të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre dhe pas analizimit të secilës veç e veç dhe në ndërlidhje me njëra-tjetrën dhe me mbrojtjen e të akuzuarve, dhe pas paraqitjes së pretendimeve përmbyllëse të palëve, ka vlerësuar se veprimet që të akuzuarit i kishin ndërmarrë gjatë periudhës në të cilën janë akuzuar nuk vërtetojnë fakte vendimtare që drejtpërdrejt ndërlidhen me elementet e figurës së kualifikimit ligjor të veprave penale për të cilat janë akuzuar sipas pikave 2 dhe 3 të aktakuzës.

Po ashtu, Gjykata nuk ka mundur të vërtetojë se cilat kanë qenë qoftë edhe veprimet individuale të të akuzuarve që i kanë shkaktuar këtë dëm buxhetit të Republikës së Kosovës, a e kanë shkaktuar këta të akuzuar këtë dëm, cili veprim veç e veç i tyre ka rezultuar me dëmin e shkaktuar dhe në çfarë vlere.

Po ashtu, në shpallje të aktgjykimit u tha se nuk është vërtetuar kundërligjshmëria e veprimeve të të akuzuarve, të njëjtit veçse kanë dhënë mendim profesional për trajtim të pacientëve jashtë intistiucionit publik shëndetësor, mirëpo nuk kanë marrë vendime në cilësi të personave zyrtarë se sa mjete materiale duhet të dedikohen për trajtim të pacientëve jashtë institucioneve publike, se cilat raste duhet të aprovohen apo cilat raste duhet të mbështeten financiarisht, apo në çfarë shkalle të përqindjes duhet të mbështeten nga buxheti i Republikës së Kosovës, për shkak se këtë detyrë nuk e kanë pasur këta të akuzuar.

Sa i përket veprës penale “Marrje ryshfeti”, si pretendim sipas aktit akuzues, sipas aktgjykimit, sërish Gjykata me asnjë provë nuk ka mundur të vërtetojë se nga kush është pranuar ryshfeti, koha kur është pranuar ky ryshfet nga ana e të akuzuarve dhe cili është veprimi i tyre në kundërshtim me ligjin, autorizimet apo detyrat e tyre si mjekë, të cilat i kanë bërë në raport me këtë ryshfet.

Ndaj këtij vendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit.

Ndërsa, në seancën e mbajtur më 17 gusht 2023, prokurorja speciale Florije Shamolli gjatë dhënies së fjalës përfundimtare, kishte ndryshuar vlerën e dëmit nga 4 milionë e gjysmë në 11 mijë e 430 euro.

Ndryshe, në rastin “Stenta 2” kanë qenë të përfshirë 45 mjekë, por për shkaqe shëndetësore, gjatë seancave të kaluara ishte veçuar procedura për të akuzuarit Elfedin Muhaxheri, Ferid Susuri, Ferihane Sefa, Masar Gashi, Murat Abazi dhe Nexhmi Zeqiri.

Po ashtu, për të akuzuarin Daut Gorani, në seancën 16 gushtit 2023, u veçua procedura për arsye shëndetësore.

Kurse, për të akuzuarin S.Gj. dhe R.E ka pushuar procedura penale, pasi të njëjtit kanë ndërruar jetë.

Me akuzat e PSRK-së në këtë rast, (pa të akuzuarit që iu veçua procesura) u përballën 36 të akuzuar, përkatësisht, Gani Bajraktari, Afërdia Selmanaj, Hamza Selmani, Ismajl Avdimetaj, Sali Shala, Nehat Rexhepaj, Agron Besimi, Petrit Ademaj, Bajram Mziu, Agron Leka, Driton Miftari, Besim Guda, Mirdi Strana, Shemsedin Shabollari, Fisnik Hima, Luan Pazhari, Galina Berisha, Bajram Preteni, Lulzim Kamberi, Faik Shatri, Ejup Pllana, Florim Sadiku, Halim Halili, Agim Krasniqi, Hajdin Çitaku, Edmond Haliti,  Besnik Koliqi, Afrim Poniku, Banush Gashi, Nebih Musliu, Dardan Koqinaj, Xhevdet Krasniqi, Lazër Prekpalaj, Rexhep Manaj, Kelmend Pallaska dhe Arlind Batalli.

Në këtë rast, të përfshirë kishin qenë edhe ish-ministri i Shëndetësisë (MSH), Ferid Agani, ish-sekretari i MSH-së, Gani Shabani dhe 11 të akuzuar të tjerë, mirëpo, rasti ishte veçuar në tri pjesë në shqyrtimin fillestar.

Agani dhe Shabani, më 1 gusht 2022 ishin liruar nga akuza, e këtë vendim e ka vërtetuar edhe Gjykata e Apelit.

Të akuzuarit në rastin “Stenta 2”, PSRK-ja i ngarkonte me veprat penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrje ryshfeti.

Sipas aktakuzës së PSKR-së, ekziston dyshimi i bazuar mirë se nga 1 janari 2011 e deri më 31 dhjetor 2015, duke vepruar në bashkëkryerje nga pozita e mjekëve në SHSKUK, kanë keqpërdorur pozitat dhe autoritetin e tyre zyrtar, në atë mënyrë që duke i tejkaluar kompetencat e tyre si anëtarë të komisioneve konziliare të Klinikës së Kardiologjisë, me dashje dhe dijeni ua kanë lëshuar letrat referuese për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore së paku 233 persona edhe pse të njëjtit i kishin kryer trajtimet mjekësore.

Sipas aktakuzës, një gjë e tillë ishte bërë që personave në fjalë t’ua mundësonin kompensimin e shpenzimeve nga Ministria e Shëndetësisë për trajtim mjekësor në institucione private edhe pse, siç thotë aktakuza, në bazë të nenit 53 të Ligjit mbi Shëndetësinë, Nr.2004/04, të 19 shkurtit 2014 dhe neneve 16 dhe 25 të Ligjit për Shëndetësinë Nr.04/L-125 të 13 dhjetorit 2012, letrat referuese duhej t’u lëshohej pacientëve në momentin kur konstatohej se pacientët nuk kishin mundësi të trajtoheshin brenda sistemit publik shëndetësor.

Me këto veprime të të akuzuarve, PSKR pretendonte se dëmi që i është shkaktuar buxhetit të Kosovës është 4,555,553.00 euro, e cila vlerë e dëmit ishte ndryshuar nga prokurorja speciale Florije Shamolli, në fjalën përfundimtare në 11 mijë e 430 euro.

Po ashtu, aktakuza i ngarkonte mjekët në rastin “Stenta 2” se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe kanë marrë ryshfet, ashtu që, në vend se pacientët që kanë shkuar për kontroll në institucione publike shëndetësore, t’i referonin në njësinë kompetente invazive në Klinikën Kardiologjike në SHSKUK në Prishtinë, të njëjtit pacientët i kanë referuar në spitale private dhe për këto veprimet kanë marrë ryshfet.

Sipas aktakuzës, për çdo pacient që e dërgonin për vendosjen e stentave, merrnin nga 500 euro ryshfet, ndërsa për koronarografi merrnin nga 150 euro ryshfet.

Këto veprimet të tyre, sipas PSRK-së, të akuzuarit i kishin kryer në bashkëpunim me të akuzuarit që tashmë janë të përfshirë në rastin “Stenta 3”, ku janë kryesisht pronar e mjekë të spitaleve private.

Prokuroria e Shtetit, më 15 qershor 2016 kishte ngritur aktakuzë kundër ish-ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani, ish-sekretarit të përgjithshëm të MSh Gani Shabani dhe 62 personave të tjerë, për veprat penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”,  “marrje e ryshfetit”, “dhënie e ryshfetit”, “trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”, “ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike” dhe “shmangia nga tatimi”.

Në ndërkohë, Prokuroria kishte hequr dorë nga ndjekja penale ndaj kardiologut Afrim Bekteshi, me arsyetimin se i njëjti është përfshirë gabimisht në aktakuzë.

Në ketë çështje penale, hetimet fillimisht janë zhvilluar kundër 116 personave fizikë dhe 4 personave juridik.  Mirëpo, për 56 persona fizikë nuk janë plotësuar kushtet ligjore që të përfshihen në këtë aktakuzë, andaj për të njëjtit janë pushuar hetimet.

Mbrojtja e të akuzuarve ka ngritur dilema të shumta rreth ligjshmërisë së kësaj aktakuze, e cila sipas tyre, përveçse përmban prova të papranueshme ajo është ngritur në mënyrë të kundërligjshme nga prokurori i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi. Sipas mbrojtjes, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit nuk ka kompetenca në ngritjen e aktakuzave siç ka ndodhur në këtë rast. /BetimipërDrejtësi

Artikulli paraprakVirusi, i cili përhapet nga lakuriqët mund të vrasë deri në 75% të njerëzve që infekton
Artikulli i rradhës Zakonet e pashëndetshme të të ushqyerit

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.