Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

AKPM njofton se ilaçi ‘omeprazol’ ka rezultuar brenda standardeve në dy laboratorë

Lajme 21/09/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Agjencia për Produkte dhe Pajisje Medicinale ka njoftuar se ilaçi ‘omeprazol’ ka rezultuar konform parametrave dhe standardeve.

Analizat për këtë produkt janë kryer në në Laboratorin e Kontrollit të Cilësisë dhe në Laboratorin për Kontroll të Barnave në HALMED të Kroacisë.

“Rezultatet e fituara në parametrat e kontrolluar për produktin omeprazol për injeksion  40 mg  kanë rezultuar konform parametrave dhe standardeve të kërkuara të cilësisë në të dy laboratorët. Prandaj, shfuqizohet Vendimi i AKPPM-së i datës 16.05.2023 me numër protokolli 1760 për produktin Omeprazol për injeksion 40 mg, me numër serik 2122324”, thuhet në njoftimin nga Ministria e Shëndetësisë.

AKPM në maj të këtij viti kishte marr vendim për tërheqjen e këtij produkti pas informatës nga QKMF në Prishtinë, me datën 16.5.2023, në lidhje me shqetësimet e disa pacientëve, ku kanë pasur reaksione gjatë dhe pas marrjes së infuzioneve në njësitë e QKMF-së, dhe sipas informatave që i kanë marrë në terren reaksionet e pacientëve kanë qenë: ethe, cianozë, pulsi i shpejtuar, vjellje, dridhje të duarve.

Njoftimi i plotë nga Ministria e Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë njofton opinionin publik se Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM) ka kompletuar analizat e kontrollit të cilësisë për kontroll të jashtëzakonshëm të produktit Omeprazol për injeksion 40 mg të Prodhuesit Sëiss Parenteral, Indi.

Për shkak të rëndësisë së kësaj analize, AKPPM  paralelisht me analizën e kontrollit në Laboratorin e Kontrollit të Cilësisë ka realizuar edhe testin e krahasueshmerisë për këtë produkt edhe në Laboratorin për Kontroll të Barnave në HALMED të Kroacisë.

Rezultatet e fituara në parametrat e kontrolluar për produktin omeprazol për injeksion  40 mg  kanë rezultuar konform parametrave dhe standardeve të kërkuara të cilësisë në të dy laboratorët.

Prandaj, shfuqizohet Vendimi i AKPPM-së i datës 16.05.2023 me numër protokolli 1760 për produktin Omeprazol për injeksion 40 mg, me numër serik 2122324.

AKPPM këshillon profesionistët shëndetësor që  të ndjekin udhëzimet e prodhuesve për produktet medicinale të specifikuara në karakteristikat përmbledhëse të produkteve dhe   fletudhëzimet e tyre përkatëse.

Artikulli paraprakDita e Alzheimerit: Eksplorimi i lidhjes zorrë-tru me shëndetin mendor
Artikulli i rradhës Pacientja asprioi një kurorë dhëmbësh të stomatologu, mjekët në Pulmologji i shpëtojnë jetën përmes bronkoskopisë

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.