Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pensionohet urologu i spitalit të Gjilanit, Jashar Jashari

Lajme 22/09/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram
Në Spitalin Rajonal të Gjilanit u pensionua urologu, Jashar Jashari, i cili karieren e tij profesionale e kishte nisur në vitet e 80-ta.
Fillimisht në Shtëpinë e Shëndetit në Gjilan për dy vite me radhë, për të vazhduar pastaj me angazhimet profesionale në terren, në vendlindjen e tij – Pograxhë dhe Malishevë e Uglar për gati një dekadë .
Në Shtëpinë e Shëndetit të asaj kohe ishte edhe kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të atyshëm.
Urologu Jashari pas përfundimit të luftës në Kosovë specializon në lëminë e kirurgjisë – urologji.
Specializimin e kishte kryer në Prishtinë dhe Tiranë në Spitalin e atjeshëm “Nëna Tereze” duke u graduar me titullin specializant i degës përkatëse. Ndërkaq me realizimin e këtij synimi kthehet në Spitalin Rajonal të Gjilanit, në vitin 2003, ku edhe punoi në shërbim të qytetarëve të Komunës së Gjilani dhe me gjërë.
Nga ana tjetër, në zgjedhjet komunale të pasluftës në Gjilan, për dy herë me radhë zgjedhet asambleist, e që vie nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan.
Ndërkaq, urologu Jashari ishte edhe Shef i Poliklinikave të Spitalit Rajonal në Gjilan për një mandat, e së fundi edhe Shef i Repartit të Urologjisë në kuadër të Departamentit të Kirurgjisë të këtij Spitali.
Vlenë të theksohet se gjatë tërë karierës së tij, nuk kishte pas asnjë vërejtje si në aspektin profesional, poashtu edhe në aspektin e raporteve kolegiale dhe me pacientët.
Gjithmonë i gatshëm, në cdo kohë e rrethanë me qenë afër dhe për nevojat e pacienteve duke ofruar shërbime të mirëfillta profesionale.
Madje, edhe në kohën e luftës në Kosovë, kishte dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në mesin e njerëzve ku ndodhej, duke trajtuar raste dhe kryer funskionin e mjekut dhe infermieres.
Pas gjitha këtyre që u thanë për urologun e spikatur, Jashar Jashari, ai në ditën e pensionimit u shpreh krenar dhe i lumtur që po e përmbyll një mision të shenjtë në shërbim të popullit./Gjilani Press/
Artikulli paraprak10 këshilla si t’i mbroni sytë nga kompjuteri dhe telefoni
Artikulli i rradhës A mundet përdorimi i antihipertensiveve të zvogëlojë rrezikun e demencës në jetën e mëvonshme?

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.