Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Trajtimi i hipertensionit mund të shpëtojë 76 milionë jetë, raporton OBSH

Lajme 22/09/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Trajtimi i përmirësuar i hipertensionit mund të parandalojë 76 milionë vdekje midis 2023 dhe 2050, sipas një raporti të ri nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Rritja e numrit të pacientëve të trajtuar efektivisht për hipertensionin në nivelet e vërejtura në vendet me performancë të lartë mund të shmangë gjithashtu 79 milionë sulme në zemër dhe 17 milionë raste të dështimit të zemrës nga tani deri në vitin 2050, shkruan Health News përcjell Gazeta Shneta.

Hipertensioni, ose presioni i lartë i gjakut prej 140/90 mmHg, prek një në tre të rritur në mbarë botën dhe mund të çojë në goditje, sulm në zemër, dështim të zemrës, dëmtim të veshkave dhe probleme të tjera shëndetësore.

Numri i njerëzve që jetojnë me hipertension është dyfishuar nga 650 milionë në 1.3 miliardë mes viteve 1990 dhe 2019. Shumica e tyre jetojnë në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Gati gjysma e njerëzve me hipertension nuk janë në dijeni të gjendjes së tyre dhe katër nga pesë persona me presion të lartë të gjakut nuk marrin trajtim adekuat.

Raporti i OBSH-së thekson se parandalimi, zbulimi i hershëm dhe menaxhimi efektiv i hipertensionit janë ndër ndërhyrjet më kosto-efektive në kujdesin shëndetësor.

“Programet e kontrollit të hipertensionit mbeten të neglizhuara, nën prioritet dhe shumë të nënfinancuara. Forcimi i kontrollit të hipertensionit duhet të jetë pjesë e rrugëtimit të çdo vendi drejt mbulimit shëndetësor universal, bazuar në sisteme shëndetësore mirëfunksionale, të barabarta dhe elastike, të ndërtuara mbi bazën e kujdesit parësor shëndetësor”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një deklaratë.

Vendet me performancë të lartë si Kanadaja dhe Koreja e Jugut kanë ofruar programe gjithëpërfshirëse kombëtare të trajtimit të hipertensionit, sipas OBSH-së, dhe të dy vendet tejkaluan pikën 50% për kontrollin e presionit të gjakut tek të rriturit që jetojnë me hipertension.

Raportet përshkruajnë ndryshimet në stilin e jetës që mund të parandalojnë presionin e lartë të gjakut, të tilla si ndjekja e një diete më të shëndetshme, ulja e marrjes së natriumit, lënia e duhanit dhe alkoolit dhe të qenit fizikisht aktiv.

Në vitin 2021, hipertensioni ishte një shkak kryesor ose kontribues i 691,095 vdekjeve në Shtetet e Bashkuara tregojnë të dhënat e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSindroma e vezores policistike: Shkaqet dhe simptomat
Artikulli i rradhës Goditja në tru: A mund të parandalojë diagnoza në kohë pacientët nga paraliza e përhershme dhe vdekja?

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.