Në QKUK po trajtohet njëri nga sulmuesit serbë dhe pritet që të operohet.
Një nga personat që mori pjesë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës, po trajtohet në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), dhe pritet të futet në sallën e operacionit, , shkruan Gazeta Shneta.
Këtë e ka bërë të ditur Emergjencës në QKUK, Dr. Naser Syla.
I kemi kry të gjitha ekzaminimet. Gjendja e tij është stabile dhe po pritet të futet në sallë për intervenim nga ortopedike,- thotë dr. Syla.
Ai ka shtuar se ai është i vetmi person i dërguar në QKUK për trajtim, derisa ka shtuar se pas ndërhyrjes kirurgjike do të vendoset se ku do të transferohet.
Ai është transferuar nga Spitali i Mitrovicës në atë të Prishtinës./Gazeta Shneta/




