Një zjarr i madh e ka kapluar restorantin “Higjiena” në orët e mëngjesit në QKUK.
Restoranti “Higjiena” i cili ndodhet brenda hapësirave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është përfshirë nga zjarri sot në mëngjes, shkruan Gazeta Shneta.
Policia e Kosovës kanë deklaruar se fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe se dëmet janë vetëm materiale.
“Sot rreth orës 07:00, është raportuar se në QKUK në Prishtinë, një objet (lokal) është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarje, poashtu edhe zjarrfikësit. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Flora Ahmeti për portalin “Dukagjini”.




