Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në spitalin e Mitrovicës së Veriut

Lajme 29/09/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në kuadër të kontrollit të pesë lokacioneve në tri komuna që me urdhër të gjykatës kompetente po kontrollohen nga Policia e Kosovës në praninë e prokurorit të rastit dhe EULEX-it, është bastisur edhe Qendra spitalore në Mitrovicën e Veriut.

Sot në mëngjes Policia e Kosovës me urdhër të gjykatës dhe me praninë e prokurorit ka filluar kontrollin në Qendrën Klinike dhe Spitalore në Mitrovicën e Veriut, raporton portali serb “kosovooline”.

Drejtori i kësaj qendre klinike Zllatan Ellek e quan këtë aksion të policisë “një ndërhyrje të dhunshme të njësive speciale të Policisë së Kosovës”, transmeton Paparci.

Ellek thotë se forcat speciale të Policisë së Kosovës janë ende në spital dhe po bëjnë bastisje, gjë që “po shkakton ankth te punonjësit por edhe te pacientët”.

Janë duke kontrolluar lavanderinë dhe disa zyra në hyrje të spitalit, pa dijeninë e administratës së spitalit dhe menaxhmentit të spitalit, unë si drejtor kam vendosur kontakte me ta, na thanë se kanë një urdhër kontrolli nga Gjykata. Janë ende në rrethin e spitalit, ka një “shqetësim të madh” te pacientët dhe punonjësit”, ka thënë Ellek.

Policia e Kosovës ka njoftuar në Facebook se është duke zbatuar urdhrin e gjykatës kompetente për kontrolle në pesë lokacione në tri komuna në veri të Kosovës.

“Sot, me datën 29.09.2023 Policia e Kosovës është duke zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente për kontrolle, në pesë lokacione në tri komunat në veri të Kosovës. Këto operacione janë duke u zhvilluar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë.

Operacioni policor është duke vazhduar nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës, me prezencën në vend ngjarje të Prokurorit (të PSRK-së). Me këtë rast Policia e Kosovës njofton qytetarët se nuk kanë nevojë për ndonjë shqetësim.

Këto urdhër kontrolle, janë duke u zbatuar në koordinim me EULEX dhe KFOR.”, kanë shkruar nga Policia e Kosovës./Paparaci.com

Artikulli paraprakArsyet për rritjen e incidencës së kancerit të mitrës tek gratë e reja
Artikulli i rradhës QKUK-ja mbetet pa rrymë, OMK-ja nuk mund të ofrojnë sherbime administrative

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.