Kuvendi i Kosovës më në fund ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor, raporton Express.
Pro këtij projektligji kanë votuar 58 deputetë, një kundër dhe katër kanë abstenuar.
Në momentin e votimit, në sallë ishin 63 deputetë. Ky projektligj është zvarritur qe disa seanca dhe ka dështuar të miratohet në mungesë të kourumit. Disa deputetë të Vetëvendosjes e kanë kundërshtuar këtë projektligj dhe s’kanë marrë fare pjesë në procesin e votimit.
Madje, kur ky projektligj ishte sjellë për shqyrtim në lexim të parë, ishin përplasur nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e VV’së, Saranda Bogujevci dhe deputeti i VV’së, Eman Rrahmani.




