Numri i viktimave nga tërmetet në Afganistan ka shkuar në mbi 2400. Këtë e bëri të ditur një zëdhënës i qeverisë talebane.
Tërmeti i së shtunës ishte me magnitudë 6.3 dhe goditi një zonë me popullsi të dendur pranë qytetit të katërt më të madh të Afganistanit, Heratit.
Tërmeti u pasua nga tre pasgoditje të forta, me magnitudë 6.3, 5.9 dhe 5.5.
Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se epiqendra e tërmetit ishte rreth 25 milje në veriperëndim të qytetit të Heratit./JOQ/




