Një grup i specializantëve do të protestojnë sot për mospagesat e kujdestarive në ShSKUK.
Për ditën e sotme është paralajmëruar një protestë nga një grup specializantësh për mospagesën e kujdestarive nga muaji shkurt, shkruan Gazeta Shneta.
Po ashtu ata do të protestojnë edhe kundër pagesës për vitin e shkollimit specialistik në shumën prej 500 euro.
Protesta do të mbahet para Ministrisë së Shëndetësisë.
Kujtojmë se një protestëtë e tillë ishte mbajtur edhe në muajin Mars lidhur me mospagesat e kujdestarive./Gazeta Shneta/




