Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sejdiu: Shteti i Kosovës shpenzon deri në 100 mijë euro për shkollimin e një mjeku

Lajme 10/10/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të rinjtë kosovarë që i kanë vënë vetës synim mbarimin e studimeve në ndonjërin prej universiteteve të shumta në vend, të ardhmen e tyre e shohin jashtë vendit. Enida Kavaja, studente e vitit të tretë në mjekësi, është njëra nga ato që nuk e përjashton opsionin e punësimit në shtetet perëndimore.

“…Nëqoftëse e shoh që për avansimin tem kushtet jashtë janë hala ma të mira se në Kosovë, e kisha konsideru si opsion…”

Sipas Lorik Zogajt, student i stomatologjisë në Universitetin e Prishtinës, kushtet dhe tregu i punës nuk janë të mjaftueshme për këtë numër të studentëve.

“…njana prej arsyeve është se tregu nuk është mjaftueshëm i madh sa me plotësu numrin e studentëve që dalin prej fakultetit ose vet preferencat personale të studentëve që dojnë me studiu jashtë për arsye financiare ose ka drejtime apo specializime të cilat mundesh me studiu shumë ma mirë jashtë sesa në Kosovë…”

Kjo kategori e të rinjëve, të cilët studimet I mbarojnë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa e më pasë ia mësyjnë perëndimit, i kushtojnë buxhetit të Kosovës deri në 100 mijë euro, thotë kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu.

“…deri në 100mijë euro kushton një mjek i shkolluar dmth flasim për shkollimin 6 vjecar, dhe kjo është mendu se eshtë shume e madhe, por nuk është sepse fillon prej rrogës se profesorit, harxhimeve të fakultetit, të spitalit ku e mbajnë praktikën. Dhe mendojmë që diku te 100mijë euroshi është kostoja e shkollimit të një mjeku, pra shkollimi bazik, nuk po flasim për specializim…”

Sejdiu rikujton se rreth 650 mjekë kosovarë në gjashtë vjetët e kaluara kanë kërkuar dokumentin e pastërtisë etiko-profesionale, I cili nevojitet për punësim në shtetet perëndimore.

“…në këtë drejtim gjatë këtyre gjashtë viteve janë dikun rreth 650 mjek të cilët kanë marrë këtë dokument, kjo nuk do të thotë se krejt kanë shku, por, shumica prej tyre po. Janë mbi 450 mjek të cilët janë sistemu apo janë punësu apo kanë fillu specializimin. Ata do të thotë se vecse janë largu nga Kosova. Viti i kaluar ka qenë rekordi, 220, ndërsa këtë vit deri në këtë moment kemi 129 mjek që është një numër më i vogël se i vitit të kaluar…”

Rektorati i Universitetit të Prishtinës, ka sajuar listën e programet më të kërkuara nga studentët./21Media/

Artikulli paraprakSpecializantët protestojnë sot: Mospagesat e kujdestarive dhe detyrimi i pagesës prej 500 euro për vitin shkollor specialistik
Artikulli i rradhës Simptomat paralajmëruese të artritit: 5 shenjat e hershme të artritit që nuk duhet t’i injoroni

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.