QKUK ka shpallur tenderin për pastrimin e hapësirave me vlerë të parashikuar mbi 7.1 milionë, vlerë kjo rreth 50 për qind më e lartë sesa në vitin 2020.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës e ka shpallur sot tenderin për pastrimin e hapësirave me vlerë të parashikuar 7 milionë e 130 mijë Euro, shkruan Gazeta Shneta.
Kjo shumë është rreth 50 për qind më e lartë sesa në tenderin e vitit 2020 i cili ishte mbi 4.8 milionë. Tenderin e vitit 2020 e kishte fituar kompania “Laguna SHPK”. Kontrata me këtë kompani skadon më 20 tetor 2023.
Në tenderin e këtij viti janë shtuar vetëm shtatë punëtorë të rinj, ndërsa janë rritur pagat e për 100 euro bruto më shumë sesa në tenderin e kaluar. Në kontratën e vitit 2020 paga e punëtorëve të pastrimit ka qenë 302 euro bruto, ndërsa me kontratën e re do të jetë 402 euro.
Poashtu në tenderin e këtij viti janë shtuar edhe letrat për duar dhe letër për toalet, si dhe shamponi për larjen e duarve si dhe dezinfektatët për duar.
Në dosje janë specifikuar edhe llojet e detergjentëve për dezinfektim e dyshmeve. Në këtë pjesë janë përmendur edhe emra tregtar të disa produkteve si “Domestos” dhe “Vim”. /Gazeta Shneta/





