Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vitia: MSh-ja është e përkushtuar për përmirësimin e cilësisë së jetës së personave me çrregullime mendore

Lajme 11/10/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram
Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, Ministria e Shëndetësisë organizoi tryezën e rrumbullaket me moton ” Shëndeti Mendor është e drejtë univerzale e njeriut”.
Në këtë tryezë mori pjesë Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, Sekretari i Përgjithshëm i MSh, Dr. Naim Bardiqi, përfaqësues nga Institucioni i Avokatit të Popullit, si dhe përfaqësues të tjerë nga institucionet/organizatat jo qeveritare që merren me çështjen e shëndetit mendor, shkruan Gazeta Shneta.
Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia theksoi rëndësinë e shënimit të Ditë Botërore të Shëndetit Mendor, për të ngritur ndërgjegjësimin e të gjithë qytetarëve, që ta kuptojnë rëndësinë dhe kujdesin që duhet ofruar për shëndetin mendor, që shëndeti mendor të vlerësohet promovohet dhe të mbrohet.
“Të kesh një gjendje të shëndetit mendor, nuk duhet të jetë kurrë një arsye për ta privuar një person nga të drejtat e tij njerëzore ose për ta përjashtuar atë për marrje të një vendimi për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Pasi që të gjithë lëndohemi gjatë jetës, përjetojmë trauma, por nuk janë vetëm plagët e dukshme që tregojnë dhembjen, vmendjet tona, gjithashtu mund të ndjejnë dhimbjen, ne duhet të kujdesemi për shëndetin tonë mendor” theksoi Vitia.
Gjithashtu, Ministri Vitia potencoi se Ministria e Shëndetësisë vazhdon të jetë e përkushtuar, për përmirësimin e cilësisë së jetës së personave me çrregullime mendore, ka ndërmarrë të gjitha veprimet për rritjen e rëndësisë të shëndetit mendor, për trajtimin e barabartë pa diskriminim të personave me çrregullime mendore në funksion të respektimit të integritetit fizik dhe dinjitetit njerëzor, për ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, ofrimin e mbështetjes të nevojshme institucionale, për sigurimin e jetës së shëndetshme për të gjithë, në të gjitha moshat.
Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm, Dr. Naim Bardiqi tha se shëndeti dhe mirëqenia mendore janë thelbësore për një jetë të mirë dhe kuptimplotë.
“Është jetike dhe meriton të njihet dhe të respektohet shëndeti mendor, në veçanti, mbështetja me kohë e personave me gjendje të shëndetit mendor mund të bëjë një ndryshim pozitiv në shëndetin dhe mirëqenien e tyre” theksoi Bardiqi.
Sekretari i Përgjithshëm shtoi se në bashkëpunim me të gjithë akterët relevant të fushave specifike gjatë këtij viti për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve, adoleshentëve, të rinjve dhe të moshuarve janë hartuar udhëzues dhe udhërrëfyes klinik. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe është hartuar edhe Projektligji për Shëndet Mendor, i cili është në fazën e konsultimeve publike.
Dr. Laura Shehu- Udhëheqëse e Divizionit të Shëndetit Mendor, prezantoi të arriturat e divizionit, ku theks të veçantë i vuri promovimit të mirëqenies mendore, parandalimit të çrregullimeve mendore, ofrimit të kujdesit shëndetësor si dhe promovimit të të drejtave të njeriut.
Artikulli paraprakKurtishi: Mbi 2000 persona i identifikojmë me kancer brenda vitit
Artikulli i rradhës U rriten pagat për tre muajt e fundvitit ShSKUK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.