Një paciente ka zgjedhur fjalë prekëse për të falënderuar stafin e Klinikës së Endokrinologjisë në QKUK.
Vajza e pacientes ka bërë një postim në facebook ku ka falënderuar të gjithë stafin e Klinikës së Endokrinologjisë me në krye dr. Merita Emini-Sadiku, për trajtimin e nënës së saj për gjatë dy dekadave të fundit, transmeton Gazeta Shneta.
“Unë Fatime Pacolli vajza e pacientes suaj H.P jamë shumë e lumtur me trajtimin mjekësor,kujdesin në vazhdimsi, dhënja e terapia me kohë, intervenimet me kohë sa herë që kishte përkeqësim të gjendjes shëndetsore,në çdo kohë madje edhe në kohë mesnate”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Faleminderit Endokrinologji
Nuk po e shkruaj as për famë e as për emër, thjeshtë po e shkruaj atë që unë e kamë në mendje dhe zemër.
Të jesh paciente e dy dekadave në këtë klinik, dhe të marrësh trajtimë mjekësor sa herë që është e nevojshme, nga ky staf mjekësor do të thotë shumëqka.
Qenka vështirë të gjej fjalë miradie për ju, sepse më duken të pakta ti shprehi të gjitha ato që ju i meritoni, e që unë i ndiej në zemër.
Përkeqësimi i gjendjes shëndetsore të Nënës sime e cila u hospitalizua në këtë klinik me datën 17.10.2023 , ku vazhdon të marrë mjekimin e duhur nga ky staf mjekësor.
Unë Fatime Pacolli vajza e pacientes suaj H.P jamë shumë e lumtur me trajtimin mjekësor,kujdesin në vazhdimsi, dhënja e terapia me kohë, intervenimet me kohë sa herë që kishte përkeqësim të gjendjes shëndetsore,në çdo kohë madje edhe në kohë mesnate.
Për këtë arsye dua të falenderoj të gjithë stafin mjekësor, stafin e infermierve dhe infermiereve për punën e juaj të pa lodhëshme, kujdesin e treguar ndaj Nënës sime, ngrohtësin që ju e ipni, këshilla, sygjerime e mbi të gjitha mjekimin që jue jepni sa herë që Nëna ime kërkon nga Ju,në çdo kohë ju me profesionizmin e juaj arritët që gjendja e saj për momentin të jetë pakë më stabile.
E nderuara Drejtoresha Merita Emini-Sadiku më lejonë që në emrin timë dhe të familjes sime të ju falenderoj nga zemra juve dhe të gjithë stafin mjekësor dhe stafin e infermiereve për punën e juaj.
Disa dua ti ceki edhe me emra :
Dr.Bardhyl Gashi
Dr.Mimoza Ramadani Piraj
Dr.Ademm Rama
Dr. Venera Berisha Muharremi
Dr. Amir Rexhepi
Dr.Lindita Musliu Mahmuti
Dr.Nadije Morina Kuqi
Dr.Rina Tafarshiku Sejdiu
Dr.Arbëresha Haxhibeqiri etj.
Specializantët:
Albulena Ramosaj
Mevludin Beqiri etj
Infermieret :
Naser Miftari
Aferdita Kukaj
Fatmire Hajdari
Florie Kosumi
Merita Elezi
Shkendie Vokshi Fetahu
Hamide Islami
Bahrie Neziri
Elfete Rexhepi
Kaltrina Gjocaj
Shefkie Gashi
Besnike Ternava
Turkane Beqiri
Merita Sfishta.
Fitnete Shabani
Albina Halili
Respektet për ju do të jenë gjithmonë…..




