Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar popullatën se është duke bërë monitorimin dhe përcjelljen në vazhdimësi të cilësisë së ujit të Liqenit akumulues të Badovcit, të destinuar për pije dhe se nuk ka vend për panik.
Sipas njoftimit, analizat e fundit laboratorike tregojnë për rënie të vlerave referente të manganit në ujin e liqenit dhe në rrjetin shpërndarës, por që, ende nuk janë arritur vlerat sipas standardeve, shkruan Gazeta Shneta.
Sipas IKShPK-së uji mund të përdoret për pastrim, mirëmbajtje të higjienës dhe ambienteve të banimit si dhe për nevoja të tjera, përveç përgatitjes së ushqimit, sepse vlimi i ujit nuk e zvogëlon sasinë e manganit.
Njoftimi i plotë:
/Gazeta Shneta/




