Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Punëtorët e spitalit të Shtërpcës paguhen pa punuar, ShSKUK: Nuk menaxhojmë spitalet në komunat që janë të banuara me shumice serbe

Lajme 24/10/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Komuna e Shtërpcës, paguan punëtorë për spitalin që nuk u funksionalizua asnjëherë. Madje kjo komunë, pas një dekade prej ndërtimit, ka vendosur ta rinovojë objektin që nuk ishte vënë në punë, meqë i njëjti është demoluar.

Banorët e kësaj ane thonë se institucionet e Kosovës, duhet të reagojnë sepse tash e shumë vite, punëtorët paguhen pa punuar fare.

Qindra mijëra euro për pagat e 120 punëtorëve në shëndetësinë sekondare, ka planifikuar komuna e Shtërpcës në propozim buxhetin për vitin 2024-2026.

Në tabelën që i përket shëndetësisë sekondare, për këtë vit, për punëtorët e këtij sektori ishin planifikuar rreth 166 mijë euro, e për vitin 2024, 320 mijë euro.

Por, problemi është se Shtërpca është në mesin e komunave që nuk kanë spital, apo ndryshe nuk ofron shërbim sekondar.

Në një raport financiar për periudhën janar mars 2022, të publikuar në faqen e kësaj komunë, për pagat në shërbimit që nuk është funksional janë ndarë mbi 270 mijë euro, por janë shpenzuar rreth 37 mijë euro.

Megjithatë kjo komunë është kujdes që para një dekade të e ndërtojë spitalin, që nuk arriti të e funksionalizojë asnjëherë.

“Spitali i Shtërpcës që ndodhet në afërsi të fshatit Biti e Poshtme, është ndërtuar rreth vitit 2012 dhe vlera totale ka qenë mbi 1 milionë euro, por pavarësisht se ky spital nuk u funksionalizua asnjëherë së fundmi është nisur të renovohet, kjo ndërtesë. por në lidhje me punëtorët të cilët paguhen ndonëse ky spital nuk punoi asnjëherë gishtin e kanë drejtuar ministria e Financave dhe ministria e Shëndetësisë nga komuna e Shtërpcës, nga kjo e fundit nuk kemi arritur të marrim përgjigje.”

Dukagjini ka provuar të marr një përgjigje, duke shkuar direkt edhe në komunën e Shtërpcës, por një person i paraqitur si zyrtar ka thënë se në këtë komunë mund të hymë vetëm nëse kemi takim zyrtarë të lënë paraprakisht.

Moskthimi i përgjegjës është mohim..”

Banorët e fshatit Biti thonë se është e papranueshme që tash e disa vite, ky objekt ka mbetur në këtë gjendje, e shërbimet detyrohen t’i marrin në Ferizaj.

“I marrim shërbimet qëtu ne Drajkoc, është një qendër regjionale për komunën e Shtërpcës, për shqiptarë por është e përbashkët me serbë, atje i marrim senet elementare e për analiza të tjera, shkojmë në Ferizaj, në Prishtinë…Ndihmës është sa më afër më mirë është, logjike e thjeshtë por një spital flitet që spitali i mushkërive u ndërtua në realitet që 5 vite, nuk është funksional këta e kanë deformu të gjithën”, ka thënë qytetari Agron Tahiri.Reklama

Sipas Tahirit, numri i punëtorëve që paguhen për këtë objekt, është mbi 200, ndërsa një banor tjetër, thotë se e gjithë çështja është politike.

“Ajo është shumë normale se institucionet e Kosovës, duhet me punu por ato janë në gjumë po flejnë, sepse njerëzit që marrin paga e nuk punojnë, unë për momentin nuk marr as pagë as asgjë por jetoj si jetoj, se kam problem por ata që marrin paga e nuk punojnë, nuk e bëjnë një shërbim për qytetarin e  Kosovës, nuk ja vlen me marr edhe paga, por kjo është çështje politike vetëm e vetëm shpërlarje parash.”

Nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, të cilët kanë në menaxhim 7 spitale rajonale te Kosovës, përmes telefoni kanë thënë se nuk menaxhojnë spitalet në komunat që janë të banuara me shumice serbe, duke përmendur edhe spitalin e Graçanicës e të Mitrovicës së Veriut./Gazeta Express/

Artikulli paraprakParashikimi i motit për sot
Artikulli i rradhës Sulmohet me thikë mjeku në QKMF në Shtime, Policia arreston 40-vjeçaren

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.