Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Renovime në Klinikën e Onkologjisë, kati i dytë jashtë funksionit

Lajme 25/10/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Tash e dy ditë kanë filluar renovimet në klinikën e Onkologjisë në QKUK. Tashmë kati i dytë është jashtë funksionit, gjë e cila ka bërë që pacientët të zhvendosen në përdhesën e klinikës së Ortopedisë së vjetër deri në përfundimin e punimeve të cilat pritet të zgjasin rreth 180 ditë pune. Fillimin e punimeve në Onkologji e ka quajtur si të domosdoshëmn drejtori i klinikës, Ilir Kurtishi.

E i gjithë kati i dytë është jashtë funksionit, teksa për këtë kanë vendosur edhe shirita.

Pasi që në klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë bërë rreth dy ditë që kanë filluar renovimet, gjë e cila sipas drejtorit të kësaj klinike Ilir Kurtishi, ishte e nevojshme për shumë arsye.

“Realisht rinovimi ka qenë i domosdoshëm për arsye të rritjes së kapaciteteve të klinikës dhe nga 45 shtretër klinika do të ketë dyfish më shumë kemi planifiku të kemi rreth 90 shtretër, e cila do ta zbus pritjen e pacientëve, ambient më të përshtatshëm për pacientët si dhe dhënia e terapisë do të jetë më e lehtë…”, tha drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi.

Mirëpo deri në përfundimin e punimeve të cilat pritet të zgjasin rreth 180 ditë punë, pacientët të cilët janë të hospitalizuar janë zhvendosur në përdhesën e klinikës së Ortopedisë së vjetër aty ku edhe do vazhdojnë të marrin trajtimin e nevojshëm.

“Pjesën e pacientëve që i kemi pas të hospitalizuar i kemi transferu në hapësirat e një klinike tjetër ku ka qenë sterilizimi i vjeter, kemi 5-6 dhoma, është një komoditet më i mirë për pacientët tanë që i trajtojmë me efekte anësore që i trajtojmë 24, 48 orë ose tre ditorë, ndërsa pacientët tjerë ambulantorë vazhdojnë të marrin tretmanin në klinikën tonë”, u shpreh Kurtishi.

Drita Berisha, kryeinfermiere në këtë klinikë thotë që trajtimi për pacientët që janë zhvendosur do vazhdoj të jetë i njëjtë.

“Kushtet ku janë vendosur pacientët në klinikën e ish traumës është në përdhesën e ortopedisë së vjetër, trajtimi do të vazhdoj njëjtë, i kemi gjithsej 15 shtretër për hospitalizim dhe 4 shtretër për transfuzion…”, tha kryeinfermierja e Klinikës së Onkologjisë, Drita Berisha.

Këtë klinikë së fundi e vizitoj edhe ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, i cili tha që po vazhdojnë me investime të reja në onkologji dhe se do të dyfishohen kapacitetet për pacientët./teve1/

Artikulli paraprakParashikimi i motit për sot
Artikulli i rradhës Sadiku: Prishtina do të ofrojë mamografi falas për secilën grua të Kosovës

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.