Oda e mjekëve të Kosovës ka mbajtur ceremoninë e hapjes solemne e Kongresit të V të Mjekësië me temën bosht Risitë në trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Pleurat Sejdiu në fjalimin hyrës falënderoi pjesëmarrësit për kohën që kanë ndarë si dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në realizimin e këtij Kongresi vjetor, tashmë të zakonshëm për Odën dhe anëtarët e saj, shkruan Gazeta Shneta.
Në Kongres morën pjesë 23 ligjërues të ftuar nga 11 vende të ndryshme të botës. I pranishëm ishte edhe Zv. ministër i shëndetësisë Z. Arsim Berisha ku në fjalimin e tij falënderoi Odën e Mjekëve për ftesën i uroi suksese Kongresit të V të Mjekësisë në mbarëvajtjen e punës dhe Odës së Mjekëve të Kosovës në vazhdimësi.
Në këtë ceremoni u bë edhe përurimi i librit “Ditari i pandemisë – Mantelbardhët dhe Covid-19”, nga Prof. Dr. Salih Ahmeti si autor, Prof. Dr. Emin Kabashi, kryeredaktor i librit dhe Prof.Dr. Isuf Dedushaj, Recenzent i librit.
Njoftimi i plotë:




