Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rritja e vlerave të manganit në ujë, Nushi nga IKShPK thotë se temperaturat e larta janë shkaku

Lajme 28/10/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Janë bërë një javë që kur është ndaluar uji për pije dhe gatim nga liqeni i Badocit, shkak i rritjes së vlerave të manganit. Qytetarët që furnizohen me ujë të pijes nga ky liqen janë duke shfrytëzuar rrugët alternative që është duke i ofruar KRU “Prishtina”, me autobotë.

Mirëpo, cili është shkaku i këtij problemi, sa ndikon tek organizimi i njeriut sasia e tepërt e manganit dhe kur pritet të stabilizohet kjo situatë, për të gjitha këto ka folur në një intervistë për Telegrafin koordinatorja për monitorimin e ujit, Burbuqe Nushi-Latifi.

Nushi-Latifi tha se problematika e manganit është fenomen natyrorë tek çdo liqen që furnizon me ujë, jo vetëm në Kosovë, por kudo në botë.

Sipas saj, sasia e manganit rritet kryesisht gjatë sezonit pranverorë, veror dhe vjeshtor.

“Pse janë telashet? Pasi mangani katër valent nuk mund të menaxhohet dhe të filtrohet gjatë përpunimit apo në fazat e trajtimit pasi aty na del në rrjet. Mangani është metal esencial i cili na duhet neve për rritjen dhe zhvillimin e njeriut”, ka thënë Nushi-Latifi.

E pyetur se çfarë është bërë deri më sot që vlerat e ujit të pijshëm të normalizohen, ajo tha: “Është punuar shumë, edhe nga ne si Institut edhe kompania, Ministria e Shëndetësisë dhe komplet institucionet relevante…ju thash që kjo është një fenomen natyrorë”.

Nushi-Latifi tregoi se ajrimi ka shumë rëndësi për mbajtjen e balancit të vlerave të manganit në ujë të liqenit.

Tutje ajo theksoi se në kushte normale në muajin tetor në Kosovë ka mbizotëruar mot më i ftohtë, mirëpo siç tha ajo sot temperaturat janë më të larta.

“Ajrimi duhet të jetë…fatkeqësisht ngrohja globale është problemi. Sot është data 26 tetor dhe ende jemi me mëngë të shkurta, që te ne nuk është dashtë. Për shkak të ndërrimeve globale po na ndodhin këto telashe. Mirëpo jemi duke e bërë të pamundurën, duke e ndërru marrjen e nivelit të ujit, duke e rrit ajrimin, d.m.th. kompania është duke i bërë këto. Ne jemi në monitorim 24/7 në bashkëpunim me kompaninë…para disa dite e kemi pas 0.08 vlerat shumë të përafërta me standardet, por një ditë më vonë kanë qenë pak më të ngritura. Sido që të jetë nuk guxojmë me bo panik, pasi nuk është për panik. Vlerat e shtuara të manganit nuk do të thotë që domosdoshmërish ndikojnë në shëndet”, tha Nushi-Latifi.

Por, çfarë roli ka mangani në trupin e njeriut, dhe sa ndikojnë vlerat e shtuara të saj tek njeriu, ajo shpjegoi se: “Për vlera të shtuara të manganit, gjithmonë aludojmë mbi 1 gramë për litër. Ato mund të kenë ndikim në sistemin nervor qendror, por është e rekomandueshme që fëmijët, foshnjat, 0-6 muaj mos me përgatit formulën, qumështin pluhur me ujin që ka vlera të shtuara të manganit, sado që ato të jenë të vogla. Pse? Pasi vet qumështi ka mangan, pasi duhet që t’i ofrohet fëmijës mangani. Vlerat e shtuara e rrit koncentrimin e manganit dhe ai ndikon në zhvillimin e tyre psikik. Vlerat e shtuara ndikojnë në sistemin nervor qendror dhe tek fëmijët e tek të rriturit. Nëse një fëmijë rritet në një vend ku furnizohet me ujë i cili ka vlera të larta të manganit, me vite të tëra atëherë mund të themi që ai ndikon në rritjen e karakterit të tij, në IQ e tij, në koncentrimin e tij…etj”. /telegrafi

Artikulli paraprakQKUK:  Për nëntë muaj mbi 68 mijë pacientë morën shërbime mjekësore në Klinikën Emergjente
Artikulli i rradhës Sulmet izrealite shkatërrojnë qindra ndërtesa në Gaza, s’dihet për numrin e viktimave

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.