Prishtina Weather ka njoftuar se ditët e para të fillimit të javës do të jenë të ngrohta, kurse me të hyrë në muajin Nëntor pritet të ketë periudha me shi e ulje të temperaturave.
Temperatura minimale që do të shënohet këtë javë do të jetë 5C, kurse maksimalja do të arrijë deri në 23C transmeton Gazeta Shneta.
“30.10 – Pas mëngjesit të ftohtë, me mundësi edhe për mjegull në ultësira, ditën do të mbajë mot i kthjellët dhe më i ngrohtë.
31.10 – Intervale me diell paradite. Vransirat shtohen gjatë ditës, e më vonë në mbrëmje, priten mundësi për reshje lokale shiu të shoqëruara edhe me ndonjë bubullimë.
1.11 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Kohëpaskohe mundësi për riga lokale shiu
2.11 – Të reshura shiu orëve të mëngjesit, e gjatë ditës intervale me diell.
3.11 – Vransira e erë, me intervale me diell. Gjatë mbrëmjes priten të reshura shiu.”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/





