Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

10 raste të reja me HIV në Kosovë

Lajme 30/10/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Numri i të prekurve me HIV të regjistruar në Klinikën Infektive që nga janari e deri tash është 10 raste të reja, por ka informata që ka edhe raste të tjera të reja që pritet të vijnë. Kështu bën të ditur shefi i repartit të HIV-it, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Murat Mehmeti, derisa thotë se ky numër pritet që të rritet në vazhdimësi.

Mehmeti në një prononcim për KosovaPress, tha se sipas informacioneve të marra nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, numri i rasteve të prekura me HIV, është më i madh sesa që është i evidentuar.

Profesionsti shëndetësor, Murat Mehmeti potencoi se aktualisht një pacient i prekur nga HIV-i, është i shtrirë në Klinikën Infektive, i cili po merr trajtim mjekësor. Ai shtoi se homoseksualët janë komuniteti më i prekur nga ky virus.

Ndërkaq, Murati shtoi se moshat më të prekura nga HIV janë ata 20 deri në 25 vjeç dhe që kryesisht i takojnë gjinisë mashkullore. Ai shtoi se ky repart ka mungesë të stafit të mesëm, derisa potencoi se qëndrojnë mirë sa i përket furnizimit me barna esenciale.

Se numri i rasteve të prekura me HIV është në rritje e sipër, e thotë edhe drejtori i Qendrës Specialistike Psikiatrike “Labyrinth”, Safet Blakaj, i cili u shpreh se përdoruesit e drogës, marrëdhëniet intime mes gjinisë së njëjtë dhe faktorë të tjerë, po ndikojnë në shtimin e rasteve me HIV.

HIV është një virus që sulmon sistemin imunitar – mburoja e trupit kundër baktereve dhe viruseve me të cilat është në kontakt të vazhdueshëm. Simptomat e HIV-it janë ethet, dhimbja e kokës, lodhja, nyje limfatike të fryra, dhimbje të fytit dhe skuqje. HIV mund të bartet nga personi në person vetëm përmes lëngjeve trupore, si gjaku, sperma, dhe lëngu vaginal. HIV është gjendja që çon në sindromin e mungesës së imunitetit të fituar (AIDS). AIDS konsiderohet të jetë faza finale e HIV, e njohur gjithashtu si HIV i fazës 3. Me trajtim, shumica e personave që kanë HIV nuk kanë gjasa që të zhvillojnë AIDS.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë mbi 85 milionë njerëz janë infektuar me virusin HIV, derisa rreth 40 milionë të infektuar kanë vdekur nga HIV./kp

Artikulli paraprak“Më shumë fëmijë u vranë në Gaza për tre javë, sesa nga konfliktet në botë që nga 2019-ta”
Artikulli i rradhës IKSHPK: Analizat e fundit tregojnë akoma vlera të larta të manganit në ujin e Liqenit të Badovcit

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.