Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Italia nis anije spitalore në Lindje të Mesme për t’iu ndihmuar palestinezëve

Jetë 09/11/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Italia e ka nisur një anije spitalore në Lindje të Mesme për t’iu ndihmuar palestinezëve, e cila pritet të arrijë në destinacion “brenda disa ditësh”, ka thënë Ministria italiane e Mbrojtjes, të enjten.

Në anijen “Vulcano”, e cila është e pajisur me dhoma operimi, janë edhe 30 pjesëtarë të stafit mjekësor.

Ajo fillimisht do të niset drejt Qipros, ka thënë ministria, por nuk ka treguar sa afër Gazës do të jetë.

Ministri italian i Mbrojtjes Guido Crosetto, ka thënë se pas disa ditësh do t’i nisin përgatitjet edhe për një spital fushor ushtarak, duke e konkretizuar “ndihmën tonë humanitare për Rripin e Gazës”.

Ai ka thënë për mediat italiane se beson që “një iniciativë e tillë do të mirëpritet nga Izraeli, po aq sa prej palestinezëve”.

“Askush nuk do të mund të thotë asgjë për një akt humanitar”.

Ministria ka thënë se është e gatshme të dërgojë më shumë staf mjekësor kur të funksionalizohen spitalet, përfshirë dy anesteziologë, dy kirurgë dhe tetë infermierë.

Rripi i Gazës është duke u bombarduar prej ushtrisë izraelite qysh prej sulmeve të Hamasit në tokën e tij, më 7 tetor.

Militantët e Hamasit e kanë sulmuar jugun e Izraelit, duke i vrarë mbi 1.400 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i marrë mbi 240 pengje.

Duke u zotuar se do ta shkatërrojë Hamasin, Izraeli është hakmarrë me bombardime të vazhdueshme dhe ofensivë tokësore, të cilat, sipas autoriteteve palestinezëve, i kanë vrarë mbi 10.500 njerëz, shumica prej tyre fëmijë./REL/

Artikulli paraprakMitet dhe faktet rreth problemeve të prostatës: Çfarë duhet të dini për shëndetin e meshkujve
Artikulli i rradhës Ciklet menstruale të dhimbshme, PCOS mund të lidhen me rrezik më të lartë kardiovaskular

Ju sugjerojmë

Stërvitja e forcës pas të 40-ave: Ekspertet tregojnë si të filloni dhe pse ia vlen

24/06/2026 Jetë

Studimi ngre dyshime: Suplementet omega-3 mund të mos parandalojnë Alzheimerin

24/06/2026 Jetë

Vetëm pesë minuta lëvizje në orë mund të përmirësojnë humorin dhe të ulin lodhjen

24/06/2026 Jetë

UNAIDS: Shkurtimi i fondeve amerikane për HIV/AIDS në Afrikën e Jugut mund të kushtojë jetë njerëzish

24/06/2026 Jetë

Realizohet transplanti i parë në botë i mushkërive mes dy personave HIV-pozitivë

24/06/2026 Jetë

Ushtrimet e forcës në moshën e mesme lidhen me rrezik më të ulët për diabetin e tipit 2

24/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.