Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Lirohet nëna që braktisi foshnjën në një bodrum në Tiranë

Lajme 13/11/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjykata e Tiranës ka liruar 30-vjeçaren e cila u arrestua për braktisjen e foshnjës së saj të sapolindur në një bodrum në zonën e Yzberishit.

Ndaj saj është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Avokati i saj ka kërkuar kryerjen e një akt ekspertimi psikik, për të vlerësuar gjendjen mendore të saj.

Gruaja para togave të zeza u shpreh se fëmija ishte fryt i një marrëdhënie të prishur ndaj nuk mund të kujdesej e vetme për foshnjën.

Top Channel mëson se 30-vjeçarja me origjinë nga Pogradeci nuk ishte e martuar dhe jetonte me prindërit. Ajo nuk e kishte ndjekur shtatzëninë me asnjë mjek dhe lindjen e kreu në bodrumin ku u gjet fëmija nga banorët e zonës të cilët njoftuan policinë. Vajza ishte larguar disa blloqe pallatesh nga banesa e saj për të kryer lindjen dhe në pamjet e kamerave të sigurisë të sekuestruara nga policia shfaqet e vetme.

Të birin menjëherë pas lindjes dhe pa i prerë kordonin umbelikal ajo e hodhi të zhveshur në papastërtitë e garazhit të lëna pas reshjeve të shumta që ndodhen mëngjesin e së mërkurës. Në momentin e mbërritjes në reanimacion mjekët konstatuan hipotermi të thellë, gërvishtje të syrit të majtë, të gojës, të gishtave të dorës së djathtë dhe dëme të tjera që u konstatuan pas larjes së fëmijës dëmtime të cilat i sollën dhe vdekjen. /Top Channel

 

Artikulli paraprakHapet këshillimorja e parë falas për HIV, Hepatit B, C dhe Sifilis në Prishtinë
Artikulli i rradhës Luftime të ashpra afër spitalit më të madh në Gazë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.