Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka nënshkruar një kontratë për furnizim me perde të disa llojeve në vlerë mbi 28 mijë Euro.
QKUK përmes një procedure tenderuese të nisur në qershor të këtij viti, do të furnizohet me perde të llojeve të ndryshme. Këto perde i kanë kushtuar buxhetit të QKUK-së mbi 28 mijë Euro, shkruan Gazeta Shneta.
QKUK me këtë tender e ka shpërblyer kompaninë “Rolle Mont”. Në këtë procedurë kanë konkurruar gjithsej 4 operatorë të përgjegjshëm.
Sipas dosjes së tenderit operatori ekonomik duhet të furnizoj QKUK-në me perde të tipit shiritor me 800 m2; perde të llojit roll 900 m2; folie për dritare 300 m2; dhe perde ndarëse për shtrat dhe për pjesën e zhveshjes tek ultrazëri 300 m2. /Gazeta Shneta/




