Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Klinika e Neonatologjisë, klinikë ku përcillet çdo tik-tak zemre

Lajme 13/11/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

“Këtu nuk kemi zëra të bebeve që qajnë. Janë të rrallë zërat. Por, kur i dëgjojmë, gëzohemi”, thotë një infermiere, teksa shikimin e mban nga një foshnje e porsalindur, e vendosur në inkubator.

Në Klinikën e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është i ndarë reparti intensiv, ku trajtohen foshnjat që lindin para kohe, ose me probleme shëndetësore, ose me peshë të vogël, 1-2 kilogramë apo edhe më pak.

Ato shtrohen aty menjëherë pas lindjes, meqë u duhet kujdes i specializuar.

Për disa ditë apo javë, shtëpi e tyre bëhen inkubatorët, që janë shtretër të vegjël, të mbyllur me xham, por me vrima anash, nga ku foshnjat marrin trajtimin.

Të rrahurat e zemrës së tyre, ritmi i frymëmarrjes, presioni i gjakut dhe temperatura u monitorohen 24 orë nga stafi profesionist, i cili me mburrje pohon se nga viti në vit, numri i të vegjëlve që mbijetojnë, është në rritje.

Nën zhurmat dhe sinjalet e aparaturave mjekësore, një nënë tregon duke pëshpëritur për gjendjen e fëmijës së saj 7-ditësh:

“I ka disa probleme… Jam duke ardhur këtu, në këtë dhomë, sipas rekomandimeve të mjekëve… E ushqej beben çdo dy orë me nga 10 mililitra qumësht gjiri. Gjendja po i përmirësohet po më thonë”

Për dallim nga fundi i viteve ’90, kur shkalla e vdekshmërisë së foshnjave në Kosovë ka arritur në mbi 30 promil – që do të thotë në 1 mijë foshnja të lindura, mbi 30 kanë vdekur – kjo shifër sot është së paku për gjysmë më e vogël.

Drejtoresha e Neonatologjisë në QKUK, Hajrije Ismaili, thotë se klinika që udhëheq, është qendër referente për të gjitha spitalet rajonale dhe ato private.

“Të gjitha ato foshnja, të cilat janë në gjendje kritike, trajtohen në Klinikën e Neonatologjisë. Nëse ndodh që përfundimi është me fatalitet, atëherë vdekshmëria ndodh pikërisht në kliniken tonë”, thotë Ismaili për REL-in.

Doktoresha Ismaili shpreh bindjen se në rënien e shkallës së vdekshmërisë, ndër vite, kanë ndikuar: trajtimi me medikamente gjithnjë e më të avancuara, përvoja profesionale dhe edukimi i vazhdueshëm i stafit në hap me zhvillimet e kohës.

Investimet në aparaturë moderne kanë ndikuar po ashtu.

Shifrat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se bota ka bërë përparim të rëndësishëm në mbijetesën e fëmijëve.

Në një raport që mbulon një periudhë 30-vjeçare thuhet se, globalisht, numri i vdekjeve neonatale ka rënë nga 5 milionë në vitin 1990, në 2.4 milionë në vitin 2020.

Rezultatin edhe OBSH-ja ua atribuon shërbimeve më cilësore për të porsalindurit.

Reparti i kujdesit intensiv në QKUK është i ndarë në disa njësi, që përfshijnë ato për fëmijët e lindur para kohe, për fëmijët e lindur me anomali, për fëmijët që vijnë nga spitalet rajonale dhe klinikat private, për rastet post-operative e të tjera.

Secilën prej tyre, stafi e ka nën mbikëqyrje të pandërprerë.

Në rast të ndonjë ndryshimi të papritur të gjendjes, lëshohen alarmet.

Stafi kujdeset që t’i informojë familjarët rregullisht për gjendjen e më të vegjëlve të tyre.

Ata nuk lejohen të futen brenda, përveç në rastet kur nënat duhet t’i ushqejnë foshnjat me qumësht gjiri.

Kriteret e higjienës janë të larta, për ta mbajtur repartin sa më pastër që është e mundur, në mënyrë që bebet të mos ekspozohen ndaj mikrobeve.

Në Raportin e sivjetmë të Progresit, që u shkrua nga Komisioni Evropian dhe u publikua javën e kaluar, thuhet se vdekshmëria e fëmijëve në Kosovë është problem serioz, pasi 16 prej 1.000 prej tyre vdesin para se t’i mbushin 5 vjet.

Kjo shifër, sipas raportit, është tri herë më e lartë se mesatarja e BE-së. Si shkaktare të vdekjeve përmenden sëmundjet jongjitëse.

Raporti veçoi edhe vdekjen e foshnjave, por nuk kishte të dhëna për periudhën nga viti 2019 e këndej.

Sipas raportit, cilësia e kujdesit shëndetësor në Kosovë, përgjithësisht, mbetet shqetësuese, ndërsa përgjegjshmëria institucionale e ofruesve të shëndetit publik, është e ulët.

Në kujdesin intensiv të Neonatologjisë, nga personeli thonë se përpiqen të mbajnë çdo gjë nën kontroll.

Përveç zhurmave që lëshojnë aparatet dhe monitorët, aty rrallë dëgjohen zëra të tjerë. Infermierët dhe mjekët kujdesen në heshtje për foshnjat dhe çdo rezultat i mirë u reflektohet me buzëqeshje në fytyrë./ REL/

Artikulli paraprakQKUK furnizohet me perde në vlerë mbi 28 mijë Euro
Artikulli i rradhës Hajnat hyjnë në QMF të Kaçanikut, vjedhin krevatin dhe ilaçe

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.