Sot në një ndejë rasti në Klinikën e Onkologjisë, iu dha mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm dhe angazhimin e palodhur profesor dr. Gëzim Hodollit.
Dr. Hodolli ka shërbyer në fushën e Tele dhe Brahiterapisë në Qendrën Kombëtare të Trajtimit Onkologjik për më shumë se 10 vjet, përcjell Gazeta Shneta.
Sot atij iu dha një mirënjohje nga stafi i Klinikës së Onkologjisë për kontributin e jashtëzakonshëm në trajtimin e pacientëve onkologjikë.

/Gazeta Shneta/




