Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

MSh dhe SHSKUK nuk e aplikojnë rotacionin për përfaqësuesin e spitaleve rajonale në Bordin Drejtues

Lajme 27/11/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Foto arkive
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK nuk e kanë aplikuar praktikën e rotacionit për ndërrimin e përfaqësuesit të spitaleve rajonale në Bordin Drejtues. MSh dhe SHSKUK nuk kanë dhënë sqarim, përveçse është thënë se anëtari Besim Demolli ka shprehur vullnetin e tij për të qenë edhe më tutje pjesë e Bordit.

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar emërohet nga Qeveria e Kosovës me propozimin e ministrit të Shëndetësisë në bazë të Ligjit për Shëndetësi dhe Statutit të këtij institucioni. Bordi aktual është emëruar nga Qeveria në prill të këtij viti, shkruan Gazeta Shneta.

Bordi përbëhet nga shtatë anëtarë dhe njëri prej tyre përfaqëson spitalet rajonale. Sipas Ligjit për Shëndetësi, Neni 64, pika 3.4: një (1) përfaqësues nga Spitalet rajonale, në bazë të rotacionit dhe përmbushjes së indikatorëve të kualitetit të shërbimeve shëndetësore. Njëjtë e thotë edhe Statuti i SHSKUK-së.

Në mandatet e kaluara Bordi pothuajse në të gjitha rastet e ka aplikuar rotacionin për përfaqësuesin e spitaleve rajonale çdo gjashtë muaj. Por kësaj radhe rotacioni nuk është aplikuar, ndonëse kanë kaluar gjashtë muaj nga emërimi i këtij organi drejtues nga Qeveria.

Gazeta ka pyetur Ministrinë e Shëndetësisë dhe Bordin Drejtues për këtë çështje, por asnjëra nuk kanë dhënë sqarim pse nuk është aplikuar rotacioni, përveç se është thënë se përfaqësuesi aktual Besim Demolli ka shprehur vullnetin e tij për të qenë edhe më tutje pjesë e Bordit.

“Ju njoftojmë se, nëse z. Besim Demolli shpreh vullnetin e tij për të qenë edhe tutje pjesë e Bordit të ShSKUK-së, në përputhje me rregullat dhe procedurat, do të vazhdohet mandati i tij”, thuhet në përgjigjen e MSh-së.

Ndërkaq kryesues i Bordit i cili është edhe Sekretar i MSh-së, Naim Bardiqi, ka thënë se vendimi për themelimin e Bordit është nxjerr nga Qeveria në përputhje me Ligjin për Shëndetësi dhe statutin e SHSKUK-së, duke mos dhënë sqarime tjera për çështjen e përfaqësuesit të spitaleve rajonale.

Gazeta për këtë çështje i është drejtuar edhe Zyrës së Kryeministrit, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje tash e dy javë. Ndërsa edhe Demolli nuk i ka kthyer përgjigje Gazetës për këtë çështje. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMoti në vikend, paralajmërohen reshje bore
Artikulli i rradhës Stigmatizimi i depresionit, shkruan Dr. Lutfi Tahiri

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.