Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Takimi Bytyqi-Vitia: OFK thotë se u diskutua rishikimi i UA 01/2022, takimi komentohet edhe nga kryeshefi i AKPM-së

Lajme 24/11/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka pritur në takim përfaqësuesit e Odës së Farmacistëve të Kosovës me të cilët ka diskutuar rishikimin e Udhëzimit Administrativ 01/2022.

Sipas njoftimit nga OFK, në këtë takim në mes të Vitisë dhe kryetarit të OFK-së Kadri Bytyqi, është diskutuar rishikimi i UA 01/2022 i cili rregullon procedurat “Për Thjeshtëzimin e Procedurave për regjistrimin dhe importin e produkteve medicinale që nuk kanë paralele të autorizuara në Republikën e Kosovës”.

“Kryetari Bytyqi dhe Ministri Vitia  u dakorduan që të bëhet një rishikim i  UA 01/2022 përmes adresimit të shqetësimit nga akterët relevantë të sektorit farmaceutik, me qëllim që furnizimi me barna të jetë më efikas dhe i qashëm për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e OFK-së.

Nga Ministria e Shëndetësisë ende nuk është publikuar një njoftim për këtë takim.

Tutje sipas njoftimit të OFK-së në këtë takim është diskutuar po ashtu edhe çështja e orarit të barnatoreve “për cka edhe ministri Vitia e konsideron si veprim që do të trajtohet me prioritet nga Ministria e Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e OFK-së.

Njoftimi i plotë:

Kryetari i OFK-së z. Kadri Bytyqi gjatë ditës është pritur nga Ministri i Shëndetësisë z. Arben Vitia me të cilin kanë diskutuar problematikat dhe sfidat e sektorit farmaceutik me të cilat janë duke u përballur sot kolegët tanë farmacist.

Ministri Vitia theksoi se MSH e sheh OFK-në si faktor dhe aktor i domosdoshëm ligjorë  dhe përfaqësues demokratik të vetë farmacistëve ,duke u zotuar se në çdo grup punues të cilët prekin politikat e sektorit të farmacisë do të ketë përfaqësues të OFK-së, ashtu siç parashihet me dispozitat e Ligjit për Odat e Profesionistëve Shëndetësor

Gjatë takimit,  Ministri Vitia shfaqi interesin e tij për zgjerimin e kompetencave të OPSH-ve veçanarisht në procesin e përcaktimit të aftësimit profesional  respektivisht programin e praktikës për licencim të farmacistit.

Nga Kryetari i OFK-së u ngrit si çështje rregullimi i orarit të barnatoreve në nivel nacional, për cka edhe ministri Vitia e konsideron si veprim që do të trajtohet me prioritet nga Ministria e Shëndetësisë.

Dy krerët institucional  diskutuan  mbi komplikimet respektivisht vështirësit në furnizimin e tregut me barna të cilat i ka shkaktuar UA për thjeshtëzimin e procedurave për regjistrimin dhe importin e produkteve medicinale.

Kryetari Bytyqi dhe Ministri Vitia  u dakorduan që të bëhet një rishikim i  UA 01/2022 përmes adresimit të shqetësimit nga akterët relevantë të sektorit farmaceutik, me qëllim që furnizimi me barna të jetë më efikas dhe i qashëm për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Artikulli paraprakDimri rrit rrezikun e pneumonisë: Mbroni mushkëritë tuaja me këto ndryshime të stilit të jetesës
Artikulli i rradhës Neurokirurgu: Inteligjenca Arificiale do lexojë rezonancat më saktë se mjeku

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.