Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dr. Arsim Thaqi kryen operacione falas në QKUK: Duhet të krijohen më shumë qendra referente dhe jo të jetë vetëm QKUK-ja

Lajme 27/11/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Për herë të parë në Kosovë në Klinikën Otorinolaringologjisë(ORL), është kryer një operacion i rrallë, dhe intervenimi është kryer nga doktori, Arsim Thaqi.

Specialisti i Otorinolaringologjisë, Arsim Thaqi, në një intervistë për Arbresh.info tregoi më shumë rreth punës vullnetare në QKUK, dhe se cili është mesazhi i tij për mjekët kosovarë që ikin nga Kosova.

Thaqi tregon se deri më tani ka kryer gjithsej 12 operacione.

“Vitin e kaluar në maj edhe sivjet në gusht dhe tash vazhdojë me një kontratë nga SHSKUK dhe Ministria e Shëndetësisë që të kontribuojë deri në fund të vitit për punë vullnetare për raste sfiduese që fatkeqësisht kolegët nuk kanë mundësi t’i menaxhojnë ato. Rastet kanë qenë gjithsej 12 pacientë”, tha ai.

I pyetur se a ka Kosova një sistem të mirë shëndetësor, ai thotë se sistemi shëndetësor është shumë i brishtë.

“Sistemi i shëndetësor në Kosovë është i brishtë, duke filluar nga ajo që nuk kemi sigurime shëndetësore dhe kjo është një barrë për pacientët tanë”, shprehet ai.

Se çfarë duhet të bëhet më shumë lidhur me këtë, sipas tij, duhet të krijohen më shumë qendra referente dhe jo të jetë vetëm QKUK-ja.

“Mendoj që duhet të arrijmë të krijojmë qendra referente, për sëmundje të ndryshme, ta kemi një qendër elitare për kardiologji, oftalmologji, orl dhe këto nuk duhet të gjitha të jenë nën ombrellën e QKUK-së”, theksoi Thaqi.

Siç edhe dihet ekziston një numër i madh i mjekëve kosovarë që ikin nga Kosova për në Gjermani, për kushte më të mira, sa i përket kësaj, specialisti i Otorinolaringologjisë, mendon se në Kosovë nuk ekziston akoma një edukim superior.

“Mendoj që ja vlen të kenë një edukim superior, ai edukim nuk mund të ofrohet aktualisht në Kosovë fatkeqësisht edhe është kultura e punës, të punojnë në punë ekipore”, shton ai.

Ndërsa, sa i përket operacioneve më të vështira dhe sa orë kanë zgjatur, Thaqi tregon se kanë qenë dy operacione që edhe e kanë bërë atë të ndjehet mirë edhe shpirtërisht.

Njëri ka zgjatur tri orë e pesë minuta, ndërsa tjetri shtatë orë.

Më 16 nëntor të këtij viti Thaqi në Klinikën e Otorinolaringologjisë(ORL), të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës(QKUK), ka kryer një ndërhyrje të rrallë kirurgjike në hundë, me metodën e re FESS (Kirurgjia Endoskopike e Sinusëve).

Ndërsa në njoftim theksohet se një operacion i tillë në institucionet jashtë vendi kushton rreth 15 mijë euro.

Kështu ka njoftuar Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës(SHSKUK), përmes një postimi në Facebook.

Bazuar në lejen e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, Dr.Arsim Thaqi, do të kryej edhe disa operacione të tjera të komplikuara, me asistim edhe nga mjekët e Klinikës së ORL-së, për të cilët është mundësi e Edukimit Profesional. /Arbresh.info/

Artikulli paraprakStudimi: Infuzioni i hekurit para operacionit në zorrë redukton nevojën për transfuzion gjaku
Artikulli i rradhës Studim: Ilaçet anti-reumatike mund të jenë në gjendje të parandalojnë sëmundjen e tiroides

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.