Vrasja e gruas raportohet se ka ndodhur në Bërnicë të Prishtinës, konkretisht në rrugën “Dalip Alshiqi”. Sipas raportimeve të mediave rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje
Sipas policisë, ngjarja tragjike ka ndodhur sonte rreth orës 20:20, teksa viktima është gjetur në një veturë.
Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin policia e prokuroria kanë nisur hetimet.
“Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, theksoi policia.
Policia dha edhe informata të tjera që lidhen me këtë rast.
“Rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri”, tha policia. /express




