Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Detaje të reja për gruan që lindi para kohe nga dhuna e burrit, dhunuesi ishte nga Hajvalia

Lajme 05/12/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Derisa po priste ta sillte në jetë fëmijën, një grua nga Hajvalia u përballë me dhunë fizike nga burri i saj. E pas dhunës që ushtroi burri, gruaja shtatzënë lindi para kohe fëmijën e saj.

Një burim i ka thënë “Indeksonline”, se si pasojë e një fjalosje, që kishte ndodhur mes gruas shtatzënë dhe burrit të saj, ajo ishte larguar nga shtëpia dhe se e gjithë kjo situatë ka rezultuar pastaj me dhunë.

E lindja e fëmijës së saj në QKUK është bërë nën masa sigurie, pasi që policia ka qëndruar tek salla e lindjes dhe në Klinikën e Gjinekologjisë, derisa burri që ushtroi dhunë mbi gruan shtatzënë, është arrestuar dhe është larguar rreziku se dhuna ndaj gruas mund të përseritet.

Drejtori i klinikës së Gjinekologjisë Zef Ndrejaj, tha për “Indeksonline”, se gruaja e cila ka shkuar për të lindur ka treguar për dhunën që ka përjetuar nga bashkëshorti i saj dhe se ajo ka marrë trajtimin e duhur.

“Të dielën pacientja ka ardhur në klinikë në mëngjes dhe se lindja është kryer gjatë ditës. Menjeherë është lajmëruar policia, nën dyshimin për dhunë fizike. Policia kanë ardhur e kanë marrë deklaraten e saj dhe kanë qëndruar me të deri në lindje. Lindja është kryer mirë dhe se gruaja është mirë. Janë bërë disa analiza shtesë dhe sot ose nesër gruaja lëshohet në shtëpi”, tha Ndrejaj.

Ndrejaj thotë se shtatzëna erdhi në klinikë me dhimbje koke, por se nuk kishte pasur shenja dhune në trup. Pasi që ishte goditur nga burri i saj, asaj iu bë dhe një CT për të verifikuar mos ka ndonjë lëndim, si pasojë e goditjes nga burri.

“Nuk ka pasur shenja, hematoma në trup. Ka pasur ankesa në kokëdhimbje, sepse siç ka deklaruar ajo, ai e ka goditur. Për shkak të ankesave në kokdhimbje, ne i kemi bërë dhe një CT- të kokës e kemi thirrë neurologun për të parë mos ka ndonjë lendim. Por të gjitha kanë dalë në regull dhe se pacientja pritet të shkojë në shtëpi”, tha Ndrejaj./Indeksonline/

 

 

Artikulli paraprakMungesa e anesteziologëve problem shqetësues për Kosovën
Artikulli i rradhës Djegiet te fëmijët

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.