Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dyshimet për vrasjen e foshnjës në Prizren, ende s’ka të arrestuar, policia po mbledh informacione

Lajme 07/12/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Policia është ende në fazën e grumbullimit të informacioneve lidhur me gjetjen e një foshnje të pajetë në afërsi të Parkut të Qytetit të Prizrenit, më 25 nëntor. Nga Prokuroria Themelore në Prizren kanë thënë për Express, se kanë autorizuar policinë për grumbullimin e informacioneve, për të ndërmarrë më pas veprime hetimore. Rasti ndërkaq është cilësuar “vrasje e foshnjës së porsalindur”.

Gazeta Express

Një ngjarje e rëndë kishte ndodhur më 25 nëntor në Prizren. Atë ditë në afërsi të Parkut të Qytetit u gjet e vdekur një foshnje e porsalindur. Nga Policia u pat konfirmuar se rasti po trajtohet si “vrasje e foshnjës së porsalindur”, teksa më nuk u dhanë më shumë detaje.

Ditëve në vazhdim nuk doli asgjë e re lidhur me fatin e kësaj foshnje dhe për atë se kush e la atë të vdekur në afërsi të Parkut të Qytetit të Prizrenit.

Për këtë çështje, nga Prokuroria Themelore në Prizren, kanë konfirmuar për Express, se kanë autorizuar policinë që të grumbullojë informacione për të ndërmarrë më pas veprime hetimore.

“Referuar kërkesës tuaj për informacione, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prizren, ka autorizuar policinë për grumbullimin e informacioneve dhe për ndërmarrjen e veprimeve hetimore. Prokuroria do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin”, thuhet në përgjigjen e tyre.

E detaje nuk dhanë lidhur me atë se nëse ka ndonjë të dyshuar për, siç cilësohet vepra, vrasjen e kësaj foshnje.

Ndërkaq, nga policia patën thënë se foshnja ishte gjetur nga një person, teksa me vendim të prokurorit trupi i foshnjës është dërguar për obduksion.

“Policia në Prizren ka pranuar një informatë se në afërsi të Parkut të Qytetit, nga një dëshmitar okular, gjendet një trup i pajetë që bëhet fjalë një foshnjë. Reagimi policor ka qenë i menjëhershëm, njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Po ashtu në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i Emergjencës ku mjeku ka konstatuar vdekjen e foshnjës. Me këtë rast po merrren hetimet rajonale dhe po trajtohet si ‘Vrasje e foshnjës së porsalindur’, në konsultim me Prokurorin e Shtetit kështu do të fillojnë hetimet dhe po trajtohet si rast i kësaj natyre”, pati thënë për Express, zëdhënësi I policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi”, thuhet në njoftim. /Express/

Artikulli paraprakÇrregullimi i enëve të gjakut gjatë kohës kur përballemi me Migrenën
Artikulli i rradhës Valon Syla pas vendimit të gjykatës në rastin e tij: Sot e di që ky vend ka drejtësi

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.