Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Uniformën ta deshi e familjen ta zhduki”, kërcënohet polici në QKUK

Lajme 12/12/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpeshherë pakënaqësitë e tyre kalojnë në kërcënime, duke ua vështirësuar kështu punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën. Me një rast të tillë është përballur një zyrtar policor, që po e siguronte një person që ndodhej në QKUK, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda QKUK-së kanë bërë me dije se polici po e ruante një të dënuar që po trajtohej në Klinikën e Ortopedisë, kur u përballë me kanosjet serioze të një familjari të tij.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari, që ishte vëllai i të dënuarit, e ka kërcënuar policin, duke iu drejtuar me fjalët “Uniformën kom me ta desh e familjen ta zhduki – ta q* familjen”, thonë të njëjtat burime.

Sinjali mëson se personi që po dyshohet për këtë rast është Agron Ejupi, 26-vjeçar, i cili më pas është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje ndaj personit zyrtar’.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë, me ç’rast është bërë e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ofenduar dhe kanosur zyrtarin policor derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, rasti duke u hetuar.”

Artikulli paraprakShëndeti oral dhe lidhja e tij me shëndetin e përgjithshëm
Artikulli i rradhës Mungesa kronike e gjumit rrit rezistencën ndaj insulinës te gratë, veçanërisht pas menopauzës

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.